Kalendari poetik: Manuel Alegre 12 maj 1936 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Manuel ALEGRE

Kalendari poetik: Manuel Alegre 12 maj 1936

Poet, shkrimtar dhe politikan portugez, mbushi 82 vjeç më 12 maj; dy herë kandidat (për partinë socialiste) në zgjedhjet presidenciale në Portugali (që i humbi). Kundërshtar i vendosur i diktatorit Salazar. I nderuar me shumë çmime dhe tituj në vendin e tij dhe jashtë. Ja një shqipërim prej tij:

PUTHJA E JUDËS

Ai që shkruan do të tradhëtohet
një ditë, ndonjë lexues i tij do ta zbulojë
fjalën e ndaluar,
kuptimin e fshehtë brenda kuptimit.
Brenda shkrimit është puthja e Judës
dhe ai që shkruan i humbur
është. Nuk do t’i hyjë në punë
të thotë kjo është vera dhe kjo buka ime.
Puthja e Judës do t’i jepet. Ai që shkruan
heshtën drejtuar mu në zemër do ta ketë.
Nuk të falet veten të dhurosh,
kënga që këndon, o e shkurtër, o pse është kaq e shkurtër,
as gëzimi që ndan trupin e fjalën me të tjerët.

Kush e vuri re në Getsemani
atë që as qeshte, as falte gjë?
Vetëm një herë u ngrit dhe u drejtua diku
edhe këtu dikush do të tradhtohet dhe tani
vështrim i tij të shenjon: Ti je ai që shkruan
dhe gisht i dorës tënde tek ti do të drejtohet.

 

© shqipèroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s