ME TY KAM FJETUR GJITHË NATËN – Pablo Neruda / Përktheu: Petrit Sulaj

Poezi nga Pablo Neruda

 

ME TY KAM FJETUR GJITHË NATËN

Gjithë natën me ty kam fjetur
afër detit në ishull
ishe e egër dhe e ëmbël
mes qejfit e gjumit
mes zjarrit e ujit.
Ndoshta tepër vonë ëndërrat tona,
u bënë njësh në lartësi
e thellësi.
Kur ishin lart si degët që lëvizin
nga e njejta erë
poshtë si rrënjët e kuqe
që preken me njëra tjetrën.
Ndoshta ëndërra jote
u shkëput nga e imja
e detit të errtë
më kërkonte si dikur
si kohën kur eksistoje
kur pa e ditë hiç
lundroja përbri teje
e ijet e tua kërkonin atë çfarë tani
bukë, verë, dashuri e zemrim
po ti jap me të dyja duart.
Sepse ti je kupa
Që priste dhuratat e jetës time.
Kam fjetur me ty gjithë natën,
ndërsa toka e errët rrotullohet rreth vetes
me të gjallë sipër e të vdekur brenda
e ndërsa po zgjohesha papritur
në mes të hijes
krahu im qarkonte
belin tënd
as nata
as gjumi
mundnin të na ndanin.
Kam fjetur me ty,
e ndërsa zgjohesha goja jote
që po i dilte gjumi
më dhuroi shijen e tokës
të ujit të detit
te algave
të themelit të jetës tënde
e prita puthjen
njomur nga mëngjesi
sikur po më arrinte
nga deti që kam përqark.

 


Përktheu:  Petrit Sulaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s