Një analizë mbi novelën “Legjendë…apo e vërteta e një dashurie hyjnore!? ” e shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, Sh.B. Nacional, Tiranë 2018 / Nga: Fatmir Minguli


Një analizë mbi novelën “Legjendë…apo e vërteta e një dashurie hyjnore!? ” e shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, Sh.B. Nacional, Tiranë 2018
 
 
Nga: Fatmir Minguli
 
“Gazetat turke kanë publikuar pak kohë më parë një lajm sensancional që lidhet me dashurinë e fshehtë të sulltaneshës Mihrimahn.”
 
nga shtypi
 
Përsëri shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj befason me novelën e saj më të re me titullin intrigues ” Legjendë…apo e vërteta e një dashurie hyjnore”, novelë që sjell një subjekt të shekullit të 16 -të në kohën e Sulejmanit të madhërishëm.
Të sjellësh në një novelë historinë e çuditshme të një dashurie të arkitekt Sinanit me vajzën e Sulltan Sulejmanit dhe Sulltanes Hyrrem është një guxim i dyfishtë, guxim që e ka treguar më së miri shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj. Pse është guxim i dyfishtë?
Sepse së pari e ka gjetur temën legjendare apo hyjnore dhe së dyti sepse e ka veshur me tishin e një arti të përsosur letrar duke na e servirur atë me magjinë e penës së saj.
Përsa i përket kësaj historie dashurie, ajo është tashmë e vertetuar por është pena e Mjeshtres që po e bën të njohur në botën shqiptare. Tek lexon këtë histori dashurie të vjen ndërmend edhe historia e dashurisë së arkitektit Bosinney me gruan e Forsajtit, Irenën e bukur, tek ” Saga e Forsajtëve” e Gollsuorthit. Pa dashur të bëj paralelen, thjeshtë gjej ngjashmëritë e ndjenjave.
Por ja që Vilhelme Vranari Haxhiraj, kjo grua shkrimtare e palodhur, na sjell artistikisht një novelë pikérisht me dashurinë e arkitektit shqiptar me vajzën e Sulltanit, për të cilin ai punonte e hynte e dilte në pallat si arkitekt i “shtëpisë”.
As më pak e as më shumë Vihelme na tregon se krahas krye veprave të arkitekturës që arkitekt Sinani realizoi, një tjetër kryevepër ishte dashuria e tij me Mihrimahnin, dashuri që u reflektua në format arkitektonike jo vetëm në xhaminë Sulejmanie por në të gjithë veprat e realizura gjatë gjithë periudhës që dashuronte Princeshën delikate.
Me narracionin e vënë në gojën e një vëzhguesi arti, autorja na sjell pamje të mrekullueshme të asaj kohe, duke interpretuar çdo detaj, pamje e ngjarje me një gjuhë që i shërben kësaj legjende në se është legjendë.
Kështu, autorja na sjell narracion ndryshe, tashmë në stilin e saj, larg manierave gjasme moderne.
Si è tillë e gjithë novela i përmbahet pak a shumë ligjeve të arkitekturës, duke ndërtuar skelete qendrore rreth të cilave vishen ornamentet e domosdoshme. Këto skelete janë parë në katër plane: arkitekt Sinani, sulltani Sulejman dhe Hyrremi, princesha Mihrimahn dhe dashuria e arkitektit me Princeshën.
Duke lexuar këtë novelë do marrim impresionin se do të gjejmë në brendësi një strukturë të ndërtuar me dije apo pa vetëdije nga shkrimtarja. Këtu nuk është fjala për proçedura të zakonshme të shkrimit, por për ta ndjerë sensacionin, duke u zhytur në një brendësi të thellë e lexuesi bëhet një me personazhet.
Pér të arritur një rezultat të tillë, Vilhelmes i është dashur shumë kohë, kohë që ngjason me vetë ndértimin e xhamive, ujsjellsave e veprave të tjera që kaluan nëpër duart e arkitekt Sinanit.
 
 
Po e njejta gjë mund të thuhet edhe për pikturat që realizonte princesha Mihrimahn, e pikturat e saj u frymëzuan nga dashuria për arkitektin dhe nga ndjenja e shpirtit të pastër.
Arkitektura, piktura dhe dashuria e dy protagonistëve prodhoi ” librin e dashurisë ” që e projektoi dhe e shkroi Vilheme Vranari Haxhiraj.
Ja si shprehet shkrimtarja në novelën e saj për pikturat e Princeshës:
“Në pikturat moderne, sulltanesha e re shprehte ndjenjat e saj pér Arkitekt Sinanin….Përmes penelatave të ujta e të dukshme, shprehte dashurinë e madhe dhe të pakufishme për Sinanin, Mjeshtrin që u bë mësues dhe robërues i zemrës së saj.”
Kjo analizë psikologjike e përsosur, e detajuar e karakterit të Mihrimahnit, është berë pikërisht nga një grua, kur gruaja shkruan për gruan, kur Mjeshtrja depërton thellë në esencën e ndjenjave. Ajo i sjell veprimet e asaj kohe sikur të kishte jetuar vetë në pallatet sulltanorë, të shekullit të 16-të.
Një botë e madhe plot metafora të fuqishme shpreh pozicionin brenda kafazit sulltanor ku u mbyll princesha nga e ëma dhe inati, ku liria e saj është si ajo e zogut e ndërthurur me botkuptimet e luftrave pa fund të perandorsisë osmane. Metafora e kthinës tendë e ndërtuar posaçërisht për princeshën porositur nga sulltani dhe realizuar nga vetë Arkitekt Sinani, është nga më të fuqishmet e novelës “Legjendë…apo e vërteta e një dashurie hyjnore?!”
Ja dhe përshkrimi që Vilhelme na jep:
“Arkitekti i dashuruar marrëzisht me vajzën e re, sulltaneshën, shkriu gjithë talentin e tij për t’ia bërë të adhuruarës së tij engjëllore sa më të këndshëm dhe më magjik atë kënd, ku të mund t’u vidheshin smirëzinjve dhe gjuhënepërkave.”
Ashtu siç e përmenda në fillim të këtij shkrimi, pérshkrimet e Vilhelmes janë detajuar me kujdes sa që unë do ta quaja ” arkitektja e novelës”, duke patur parasysh këtu dhe vlerat e mëdha të novelës “Një mall i pashuar” dhe ” Mamaja”, pa harruar dhe romanin e fundit “Unikale” e shumë të tjera proza të gjata.
Por kush më shumë se një grua shkrimtare, nënë fëmijshë, e përvuajtur nga sistemi komunist, e lodhur nga sëmundjet, do të mund të shkruante me kaq forcë shpirtërore novelën e saj të fundit. Më e spikatur është pikërisht dhimbja e protagonistes, historia e trishtë e një mjeshtri shqiptar dhe një vajze të brishtë që fati i ndéshkoi por që edhe me ëndrra të vrara, ata vazhduan fshehurazi….por znj. Vranari i méshon dhe shqiptarizmés, një pasion i kudo ndodhur he shprehur fuqishëm në dhjetra vepra të saj.
 
Vilhelme Vranari Haxhiraj
 
Prandaj Vilhelme e quan legjendë apo histori hyjnore, sepse hyjnore ishte vetë dashuria e dy artistëve.
Me të drejtë prof. dr. Eshref Ymeri në pasthënien e novelës shkruan:
“Kur hyn në universin e fjalës artistike të zonjës Vranari, arrin të kuptosh poezinë e madhérishme të ndjenjave që të kaplojnë, çka bën që shpirti të të mbushet me ngrohtési, me dritë, apo edhe me një trishtim të lehtë.”
Në vazhdim të këtij përfundimi unë do të shtoja edhe mrekullinë që fjala artistike e zonjés Vranari krijon nëpér faqet e késaj novele. Ajo e kthen prozën në kushtrim poetik, një prozë poetike për t’u patur zili. Kështu do të pérmendja letrat që këmbejnë dy të dashuruarit si dhe përsiatjet e dhëna me shkronja korsive.
Novela ” Legjendë…apo e vérteta e një dashurie hyjnore” është një kontribut i madh në historinë e letrsisë shqiptare, një novelë që merr për masa ndërkombëtare, jo vetëm si subjekt por edhe si art i të shkruarit.
Sokrati i lashtësisë ka shkruar:
“Të gjithë emrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.”
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s