Poezi nga Dijana Toska

Poezi nga Dijana Toska

 

Mozaikë

Unë krejt jetën
e jetova në heshtje
i fsheha sekretet që askush nuk guxoi me i ditë
i heshtun mbeta
ushtar i hekurt, i ashpër
askush anën tjetër të medaljes time
nuk e pa.

Tane jetën u mundova
me të pushtue ty
si një kala që sfidon gjeneralët e lavdishëm
e në këtë kohë të çmendun, veç kjo
mund te krahasohet me pushtimin e zemrës tande.

Pra, Ti nuk je as shtet e as territor, as trofe.
Ti je veç një inspirim.

Ti je kunora që më mungon
për të qenë vërtetë pushtues
me qenë mbret.

Ti je pjesë e mozaikut, asnjëherë të zbuluem
ajo pjesë që mungon,
atëherë i tane mozaiku humbet kuptimin
humbesh edhe ti
kështu rritet edhe legjenda e mbretit pa kunorë.

 

Mjellma e liqenit

Për balerinat e vogla

U shndërrova në mjellmë të bardhë
mbrëmë ëndërrova
me tingujt e Çajkovskit
në liqenin e kaltërt
lehtësisht lundrova.

Hapa krahët e mi të bardhë
ca pupëlza u arratisën matanë
thellësitë e çiltra të liqenit
imazhin ma pasqyruan.

Dikush, sikur briti pas krahëve të mi
ah sa mjellmë e bukur
që haset vetëm në përallë.

Uaa, u mblodhën shpezët e tjera menjëherë
herë cicërronin e herë rrihnin flatrat nga habia;
Nga erdh kjo mjellmë? – thanë.
Elegante kah vallëzon
e bardhë sikur dëborë
me naze noton nëpër dallgët e liqenit
kush është kjo?
Nga një liqe tjetër, mos paska ardhë?

Vazhdova unë
me lojën time të madhe
rreth meje mjellmat e tjera u tubuan
bukuri që shihej rrallë
në ëndërr, dëshirova
që këtë magji, asnjëherë, askush
mos t’a ndalë.

© Dijana Toska, Shkup, 2018

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s