Poezi nga Dije Lohaj

Poezi nga Dije Lohaj

 

JA SI ERDHI FAMA PËR TY

A po mendon se të erdhi fama 
Që të prekësh tokë e qiell?!
Ja, a po e sheh të erdhi lakuriq,
Me gjithë këto të zeza,
Me gjithë këto të trishta,
Pa pasur frikë,
Se një ditë të kthehet dhe ty.
Ja se si të erdhi fama ty,
Duke prerë urrejtje në shtatin e saj,
Duke hapur plagë gjithandej,
Duke vendosur dhimbje
Me flakën e territ tënd të zi
Me ulërima të shpirtit tënd sterrë…

Të erdhi fama,
Dhe po skërmit dhëmbët si hienë,
Nën plasën e një perandorie të shuajtur,
Nën një gjithësi me luletrishta,
Me pore famëzezë
Dhe e gdhende shpirtin
Në shtjellën e qiellit tënd pa yje
Me çmendurinë shpirtharbuar.

Ja ngopu me famën tënde
Prej nepseje,
Ngopu derisa të plasēsh.
Dhe qëndro e fortë
” Shoqe komuniste”
Në fushatën tënde të likeve,
Në kulmin tënd famëkeq
Që kaq pafytyrësisht,
Po përkēdhel vetveten
Honeve tê errëta,
Të shpirtit tënd demoniak…
,
Ngopu,
Në këtë ditë zie maji,
Kur zemrat thahen nga vaji,
Ngopu
Dhe le të mbetet
Dita tek e vulose vetveten
Me vdekje tënde për së gjalli.

Hë, mos harro “shoqe komuniste”,
Sepse jeta në tokë solli,
Një të mirë për mua,
Një të mirë për ty,
Një gjemb që të shpon në shpirt,
Një kohë ferri për ty,
Dhe një varr të ri,
Mbuluar me bar,
Por edhe një varr tjetër
Mbuluar me turpin tënd të zi katran…!

 

IKJA E ZEZË

Zhgënjimet ziejnë 
Nëpër shpirtin tonë,
Me ditë të zymta,
Na e marrin frymën
E na e flakin pellgjeve,
Zjarreve,
Oqeaneve.

Nëpër jetën tonë përgjakin ëndrrat,
Po vaji na e tregon rrugën,
Që shpirti ynë të rilindë,
Bashkë me shpirtin e botës,
E ju gozhdoni secilën frymë njeriu,
Në fjalën e fundit,
Na shtroni ditë të errëta
E net të trishta
Në sofrën e jetës.

Dhe klithmat tuaja satanike
Lënë gjithçka të mbetet
Zi si korbi i kukuvajkave,
Tretur përvajshëm nga lotët gjak,
Mëkateve të botës
Para syve tanë.
Ah, orë trishtimi!
Me arratisjentok
Nesër,
Sot,
Dje dhe
Prapë nesër,
Dhe prapë sot,
Si dje.

Si të të ndaloj unë
Para kumtit të zi të arratisjes?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s