Poezi nga Sarë Gjergji / Shkëputur nga vëllimi poetik “AVE AELIA”

Poezi nga Sarë Gjergji
 
 
AROMË ZJARRI
 
Gjithçka fillon me Ty,
me ujin, ajrin dhe tokën
dhe ja rruzullimi.
Ti mollë e syve të mi
mitet e pathyeshme thyen.
 
 
JARGAVAN
 
Unë dhe ti jargavan
përballë njëri-tjetrit,
njësoj si gjethet e tua:
si zemra njëherë,
herën tjetër si shtizë.
Në do ujin ose malin më shumë,
s’ka rëndësi.
Shtatë dete në gjoksin tim do kesh, shtatë pyje
të rritesh ti,
vetëm ti.
Ma fal një gjethe,
thjesht ma fal
erë t’i marr
se fuqi vere nuk më deh
sa gjethi yt jargavan.
Njëqind lule nyje
lidhur në trupin tënd
shenjtorë lindin…
Po deshe, çmendurak më quaj.
I tillë jam. Kur më sheh
me ata sy prej prushi
ato buzë kur prek,
qoftë edhe me gishtin e madh,
zjarr, ai zjarri yt prej shkëlqimi,
jargavan,
më hyjnon.
Jargavan,
mos kërko heshtjen time
as sot,
as nesër,
jargavan.
 
 
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “AVE AELIA”
Advertisements

One thought on “Poezi nga Sarë Gjergji / Shkëputur nga vëllimi poetik “AVE AELIA”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s