Poezi nga Seti Pezaku Vladi

Poezi nga Seti Pezaku Vladi

 

EVROPË

JO,
si era që loz me gjethet,
me copëzat e hënës mbi krela valësh;
mos luaj me vrragat e mia,
me kujtesēn time!
Unë,
nuk jam dele e Perëndisë,
ti e din,
shpirtin e kam të thellë,
më të thellë se gjatësia e shekujve
mbi këto male,
mbi këto brigje
që janë dhe të tuat, Evropë,
se ti je unë,
unë jam ti
që kur bota u krijua
nga reja e pluhurit.

S’mund t’i largohemi njëra – tjetrës
që t’i zvogëlohemi njëra – tjetrës
të bëhemi të padukshme
si kafshim hijesh.
Fati na bashkoi në një dhé,
me një emër:
Evropë,
me një brendi,
shpirtin ushqyem me fjalët
Liri – Demokraci.

Unë,
e kam shpirtin e madh,
hyjnë ëndrrat e s’dalin mē.
Ato jetojnë në çdo bisk ylli,
në çdo gjethe e lule jete,
në çdo dredhëz të kuqe pylli.
Atyre,
në shpirtin tim
nuk u soset etja e uria,
as lodhja e durimi.

Në jam brenga jote,
lëre të bulurojë me këngë
lumi i shpresave të mia!
Hiqja kombit tim hallet,
shenjat absurde
të zotërve të vdekur,
krasitja kalvaret,
shtoja këgët,
hiqja detit gardhet!
Lirisht ajrin tonë të marrim
në këtë hapësirë gjeografike
ku gjakun e bëmë kroje
Zoti na i dha troje.

 

MOTIV I MOÇËM

Nga larg një këngë monotone vinte
muzgut në rrugët e fshatit me baltë,
ecte vargani i qerreve ngarkuar
me vjeshtën e lidhur në duaj të gjatë.

Fishkëllenin rrotat, pas tyre qerrtarët
me hostenin e përgjumur në duar,
hëna varganit i printe përpara
pas saj,këngë qerresh me bukën e bekuar.

 

RELIEV

Pëllëmbë toke,
kreshtë,
shkëmb e det,
fusha të pagjumëta,
të rrudhosura,
me gurgullima lumenjsh,
erëmime buke.

Përdore
stinët vallëzojnë
me njëra – tjetrën.
Borë, shi e dritë,
diell përditë.

Ngjyra e detit
kacavirret shkumëbardhave
në kurriz dallgësh,
përqafuar
në krahë pulëbardhash
dhe hidhet
në këmbët e rërës,
brigjeve sirenash.

Qielli blu
me hënë të plotë,
herë të drapëruar
syve të kaltër coptohet.

Yjet
lahen në ninulla
valbonash e radikash,
që zbresin
si kope të bardha
shtigjesh e brigjesh.

Male epike
tribuna vigane,
barsolina mbi valët blu,
me tinguj lahute veshur,
prerë
thikë – thikë
me shpatat ngjeshur.

Ky reliev,
nga dorë
e cilit magjishtar
do jetë punuar vallë!?

 

NEVERIA

Sa e mban të mbyllur
kapakun e syrit
gjarpri,
jo se flen.
Mashtruesi i Evës,
neveria e njerzimit,
zgjatim i bishtit të djallit
apo dhe vetë ai
në shumëllojshmëri formash.
Nëpër kryqe varresh përdridhet,
poshtë gurit me baltën mblidhet.
S’e di,
deri ku helmi i tij shkon?
Thonë,
kur i vjen në shteg
dhe gjakun e vet pikon.

@seti pezaku vladi
16/05/2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s