Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Ftohtë
 
Më i acartë, i ftohti në zemrër
akull shpirti i saj
krahë të thyera drejtuar qiellit
nudo kurmi saj!
Ngjasonte si lakuriqësia e natës
nën hije të vezullimit yje
nën vellon e ngrirë të bardhësisë
brymë e një të nesërme dimri.
 
Dashuri e saj hyjnore
humbiste në të thellat kujtime
e sot mbi këmbë të drunjta
oh, sa psherëtinte.
 
Sa më shumë hijëzonte rrugës
e si imazh tretej tutje
një gjurmë e kohës së saj
përthyhej larg vijëzimeve.
 
..ndoshta endet vetmitare
dashuruar me veten, s’ di,
ndoshta urren dhe vetë jetën
e fsheh të bukurit sy,
ndoshta harruar qytetit
nën të frikshmet fasada gri.
 
 
Muret hije
 
Dhe mbi të gjitha duken të pafajshëm.
të heshtur
fshehin poshtë këmbëve rrugica të ngushta
zigzage pa fund degëzuar kryqëzime.
 
Unë shoh murosje fytyrash
të trembura e stamposur frikshëm,
si zogj sqepthyer
përplasur fasadave të ngritura.
 
Të sulmuar nga erërat e furishme
tradhëtuar dhe nga lotë qielli
mbi trupin tuaj shfaqen dhe mjegullat,
që ngjajnë si nata
pa hënë e pa yje.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s