Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

NDODHI…

Unë s’jam gardian kështjelle,
Ndërsa Ti kështjellë ke ngel,
Pse u dashka q’njerzit rreth teje,
Me mua të hyjnë në duel!

Unë s’hyra me luftë mbrenda teje,
AsTi nuk erdhe me ushtri,
Mbi krahë, u derdha, u derdhe,
Si tretësirë mbetëm të Dy!

 

MUZA VJEN SI FRYMË…

Atëherë kur mohuan Zotin,
“Muzën” e bënë kalë me fre!
Atëherë… edhe më të fortin,
E bënin… të hante dhe…!

Atëhere më ndaluan ritmin,
Me dhimbje e theva penën,
Për të ruajtur t’pastër shpirtin,
Veç Zotit i fala zemrën!

Sot Zoti zbriti ndër ne,
Tek t’pashpirtët si mund të hyjë!
Kush e mprehu penën atëherë,
S’kupton, muza vjen si frymë!

Ndaj lodhen, ankohen, bërtasin,
Akuzojnë, poshtërojnë, ulërasin,
Se muzën ua vjedhin, ua marrin,
Dhe veten viktima e shpallin!

Merreni muzën time hyjnore,
Keni mundësi ta merrni atë!
Me shpirtin më rri përdore,
Vetë Zoti i mbron pa zë!

Kush piu në “muzë” barbari,
Shpirtit strehuan satananë!
Koha me vete do t’i marri,
Qenë, apo s’qenë të gjallë!

 

LIRIKË DASHURIE…

Kur ti erdhe, u derdhe, u derdha,
N’krahët e njëri – tjetrit u shkrimë,
Kuptova se atëherë n’jetë erdha,
Me buzë, vulosëm Pavdekësinë!

N’jetë me mijëra herë kisha puthur,
Mijëra herë më kanë puthur me et,
Të gjitha puthjet s’di si kishin humbur,
Asnjë s’më kish’ mbetur në “xhep”!

Harrova dhe puthjet marrë nga Ti,
Në takimet e tjera rradhë – radhë,
Por puthjen e takimit, natës magji,
E ndjej mbi buzët e mia të gjallë!

Kisha lexuar pafundësisht libra,
Si nëpër libra e doja dashurinë!
I kam lënë mënjanë të gjitha,
Gjer më sot… s’ka si libri im!!!

 

UNIVERSI YNË…

Kur deti të pushojë dallgë e valë,
Qielli të gjëmojë s’do ketë mundësi,
Kur të qëndrojnë lumenjtë sikur dhe një çast,
E kur të mos lindë duke qarë një fëmijë…
Atëherë edhe unë s’do jem kjo q’jam,
As frymë as dritë s’do të marr,
As s’do të dua më, o NJERI!

S’dua nga Ti asgjë… as Ti nga unë!
Të gjitha u falen me një puthje,
Se dashuria vjen si frymë,
E rrugëtimin e ndal n’shpirt,
Ne dhamë e morëm shpirt frymë më frymë,
U ndjemë gjallë e prej gjallësisë sonë,
Frymon Universi ynë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s