Kalendari poetik: Igor Severjanin (Игорь Северянин) 1887-1941 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Igor SEVERJANIN

Kalendari poetik: Igor Severjanin (Игорь Северянин) 1887-1941

Poet rus, emri i vërtetë i tij Igor Vasiljeviç Lotarjov, autor poezish lehtësisht të këndueshme, u lind më 16 maj 1887 në familjen e një oficeri rus. Pas ngjarjeve të përgjakshme të revolucionit bolshevik të vitit 1917, u largua nga shën Petërburgu për në Estoni, ku qëndroi deri në fund të jetës. Vdiq nga zemra në Talin(Estoni) më 20 dhjetor 1941. Ja një poezi e tij:

POEZI PËR TRILLET E JETËS
(Поэза странностей жизни)

Takohen, që të ndahen më pas…
Dashurojnë, për t’u ndarë shpejt…
Mua më vjen të qesh, të gajas,
Pastaj kujën të vë dhe të vdes.

Betohen, pastaj betimet shkelin…
Shohin ëndrra, betohen për ‘to…
Shpirti më qan për atë të mjerin
Që di se çdo ëndje është kot!…

Në fshat, kryeqytetin kërkon…
Në qytet, shkretëtirën pëlqen…
Gjithandej të shkosh njerëz shikon,
Por shpirt njerëzor, gjëkund nuk gjen…

Fort shpesh e shëmtuar bukuria
Dhe në shëmtim, gjen diçka të pashme…
Gjen ndyrësi te fisnikëria
Dhe ligësi te goj’ e pafajshme.

Ja pra, kështu, si të mos gajasesh,
Të mos vësh kujën, si të jetosh,
Kur është kaq e lehtë të ndahesh,
Kaq e lehtë të mos dashurosh?!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s