Poezi nga Evisa Hadëri Mele

Poezi nga Evisa Hadëri Mele

 

Ky shi

Ky shi,
Ua lau pluhurin mendimeve të ndotura palave të trurit,
Ishte një katarsis i pritshëm për marrëzinë e polenit të blireve në cepa trotuaresh ,
Eh,ky shi ia qetësoi kollën alergjike tim biri,
që m’i bënte netët të gjata e me psherëtima të lodhura.

Ky shi s’ njeh “limite”,
E njomi dhe fshesaren gjer në palcë,
e cila shan e shfryn teksa pi cigaren që i fali një kalimtar i rastësishëm pa çadër.
Ky shi ,
i vuri në gjumë edhe qentë,
aventurierë rrugësh,
S’i joshin më kockat e hedhura,
Në pritje të gjithçkaje,veç nesër,
se sot i ka sjellë të gjitha ky shi.

 

Dobësi

S’kam dashur të jem flutur,
flutur që vërtitet në ndriçimin artificial,
se më digjen krahët në nxehtësinë që çliron llampa dritëdhënëse.

As zog nuk dua të jem,
shtegtimet janë lodhje me tepri,
më trembin furtunat e vjeshtës,
e më hallakatin deri në humbje destinacioni.

Kam frikë të jem lule,
Dekor lëndinash që ruhet veç për imazhe,
fati i saj do varet nga dora që i shton ujë vazos zbukuruese në tryeza mondane.

 

Ç’të duhen pazaret?!

Jap e marr me shpirtin,
ta mbaj primitiv,
sic m’u fal në fillesën e parë,
a ta maskoj,
t’i vesh tesha të stinës,
që të mos më djersijë në pikun e vapës.
E shoh në syprinën e syve liqenor,
e njoh,
e dua,
më pëlqen
“Ti je imi” ,- i them.
Po një mollë rrëzohet nga pema e thatë,
e më turbullon të gjithë shtatin.
I vijnë marramendje të befta,
fillon e më vjell ushqimet e konservuara në raftet e frigoriferëve të vjetër.
Mund ta ruaj në një qoshe,
t’i hedh pëlhurën e përshtatjes,
si pikturë në proces.
Jap e marr,
E kotë përpjekja për ta shitur,
etjen ia shuaj me ujin e gurrës së gjelbër.
I nderuar ,
Je më rezistent si gur i pagdhendur.

 

Tentativë

Në netët pushtuese rrekem
të këput hënën nga balli i qiellit,
ta hedh si copë akulli në alkoolin që deh mendimin,
e të mos ankohesh që s’bëj mbrëmjeve fli;
këta brirë të ngatërruar demi,
“Piji tani!”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s