Poezi nga Ramiz Kuqi
FESTË
( Festa e Norvegjisē)
Qyteti i gurtë ishte zgjuar
Me rreze të purpurta të diellit
Peshkatarët kishin palosur rrjetat
Deti dukej i tëri në gaz
Rrugëve marrshonin njerēzit
Me flamuj në dorë
Sa e bukur dukej liria në sytë tu
Sandefjord
Fēmijēt këndonin këngën e lirisë!
NË SANDEFJORD
Erë e lehtë nga deti fryn
E m’i derdh flokët e thinjura
Në tarracën me sy nga dielli
Shtrij shuplakat e mia të lodhura
T’i mbërrij lulet e mollës në kopsht
Në shtizë sot valojnë flamuj lirie!
Në Sandefjord edhe vargu im.
KUR NATA
S’ka yje që lëvrijnē nëpër qiell
Hëna murohet në baladë muresh
Shpendlohen ëndrrat nëpër kujtime
Protestojnë vargjet fjala hyn
Në grevë urie
Kur nata…
SIKUR TË KISHA
Brushën e piktorit në atelie
Do ta pikturoja një portret
Bardh e zi
Të kuqen lulekuqen e livadheve
Me bari plagēzë
Do t’i mbyllja në sfond
Ëndrrat e plagosura
Hijet e rënda të njerëzve
Që derdhin buzëqeshje falso
Nēpēr rrugë
Bëhen sikur lotojnë
E ndiejnë dhimbje për hallexhinj
Që përplot janë skajet e qyteteve
Si në kohën e Migjenit
Kur bota fluturon me anije kozmike
Për një shtëpi banimi
Ku ajri toka dheu nuk janē helmuar
Nga dora e njeriut
Sikur të kisha…