Kalendari poetik: Erri de Luca 20 maj 1950 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Erri De LUCA

Kalendari poetik: Erri de Luca 20 maj 1950

Gazetar, shkrimtar dhe poet italian, u lind në Napoli, më 20 maj 1950. Ka bërë punët më të rëndomta, në Itali dhe jashtë vendit. Ka punuar si puntor krahu, shofer kamioni, magazinier dhe murator. Aktivist me të majtën italiane deri në vitin 1976, kur la çdo veprimtari politike. Librat e tij janë përkthyer në 30 e ca gjuhë dhe është nderuar me çmime të shumta në Itali dhe jashtë shtetit. Sot, që feston përvjetorin e 68 të lindjes, përzgjodha këtë shqipërim prej tij:

DETI YNË QË S’JE NË QIELL

Deti ynë që s’je në qiell
kufijtë e ishullit dhe botën përqafon,
kripa jote bekuar qoftë,
qoftë bekuar fundi yt.

Anijet e rënda pranona
edhe pa udhë mbi të tuat dallgë,
peshkatarët që dalin natën,
me rrjetat ndër krijesat e tua
e kthehen mëngjezeve pasi kanë peshkuar
lundërthyer të shpëtuar.

Deti ynë që s’je në qiell,
në agim je ngjyrë gruri,
në mbrëmje je rrush i shtrydhur,
me të mbytur të kemi mbjellë,
më shumë se çdo stuhi tjetër.
Se toka je më i drejtë
edhe kur dallgët mal i ngre
dhe pastaj i shkapet në breg.

Mbroji jetët, të humburat jetë,
si nëpër rrugë gjethet,
bëhu për ta vjeshtë,
përkëdheli, përqafoji dhe puthi në ballë,
para se të shkojnë, si nënë dhe babë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s