Kalendari poetik: Lars Gustafsson (1936-2016) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Lars GUSTAFSSON

Kalendari poetik: Lars Gustafsson (1936-2016)

Shkrimtar, poet, eseist i njohur suedez, u lind si sot, më 17 maj 1936. Prej vitit 1983 deri sa doli në pension më 2006, qe profesor në universitetin e Teksasit (SHBA). Mik i ngushtë me nobelistin Tomas Tranströmer, me të cilin qe dhe komshi. U nderua me çmime të ndryshme për veprat e tij. Kritikë të ndryshëm letrarë e quanin “Borges-i” suedez (Jorge Luis Borges). Sjell këtë shqipërim në përvjetorin e 82 të lindjes së tij:

PAS SHIUT 

Si në radiografi, kur bie shi në verë,
shihen drita, hije të mjegullta herë herë.
As edhe një zog nuk ndihet në pyllin e heshtur.
Syri yt si pikë shiu prej reve derdhur
pasqyrimin e botës ka: dritë – hije, mjegull.
Dhe paprimas, sheh dhe kupton çka je vërtet:
i huaj, i turbulluar, mes shpirtit dhe reve.
Vetëm nga cipë e hollë në këtë pamje
gjithësi e tërë dhe terr i syrit ndahen.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s