10-Vjet Revista Letrare “ OBELISK” / Nga Agron Shele

10-Vjet Revista Letrare “ OBELISK”

“Letërsia me magjepsjen dhe mistizmin e vet ka tërhequr gjithmonë pas vetes shpirtra të trazuar, shpirtra të ringritur mbi flirtin e bukurisë fjalë, bukurisë jetë, bukurisë natyrë dhe si e tillë ajo është shndërruar në pasqyrë e aspiratave, vlerave dhe mendimit më elitar për mbarë njerëzimin. Kjo shkallë e lartë vitaliteti njerëzor, ku fjala shndërrohet në mit dhe miti në produksion të gjenialitetit të qënësisë, ka deshifruar dhe deshifron figurshëm dhe pareshtur vetë qytetërimin tonë”.

10- Vjet më parë do të vinte në jetë Revista Letrare “ OBELISK”, si organ i Shtëpise Botuese “ADA” , e cila në fokus dhe mision si fillim do të paraqiste botimet më të reja, por dhe pjesë të përzgjedhura nga poezia dhe proza shqiptare. Shumë shpejt kjo Revistë Letrare do shtrinte krahët fluturues dhe do përhapej si shpresërim i një botëkuptimi dhe konceptimi ndryshe, i një letërsie tjetër, jashtë çdo lloj kuadrature apo relizmi, për tu bërë shprehëse dhe mishëruese e ideve dhe vizioneve të mëdha, atë të njehësimit dhe universalizimit një me letërsinë më bashkohore. Sjellja e autorëve të njohur vendas dhe të huaj, vëmendja dhe fokusimi tek kritika dhe fusha eseistike do krijonin tjetër panoramë dhe do përbënin dhe elemintin kryesor për të ndikuar dhe përsosur pareshtur mendimin kontemporan drejt një të nesërmeje më të mirë të letrave tona shqipe.

Roland Lushi

Botuesi Roland Lushi, i vetëdijshëm por dhe si njohës i gjithë zhvillimeve letrare, konceptoi një model të ri prezantues, jo vetëm si lançim dhe pasqyrim i reflektivitetit krijues, por dhe si opsion dhe frymë e përhershme diskutimi, gjithmonë në përpjekje për të ndriçuar dhë përshfaqur konceptet që përafrojnë gjithë botën e artit. Fryma e re dhe risia e krijuar do e konsolidonin këtë botim dhe do e shndërronin në një periodik të informacionit më të fundit letrar për mbarë opinion artdashës dhe lexuesin e kultivuar shqiptar. I gjithë ky përkushtim, kjo gamë dhe modalitet i krijuar solli dhe rrugëtimin e pandalshëm të këtij botimi, si një prurje elitare me mison: Unifikim, vlerësim dhe indetifikim të një Letërsise sa më bashkëkohore”.
Rrugë të mbarë Revistës “OBELISK”
Suksese botuesit të saj Roland Lushi!

Nga: Agron Shele

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s