BISEDË MES KURMESH / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

BISEDË MES KURMESH

Nuk kemi thënë asnjë fjalë
gjithë kohën kur kurmet tona
luanin me njeri tjetrin.

Ne dëgjonim
e dy kurmet tona
ndërsa bënin dashuri,
u spjegonin mendjeve
pse muajt janë veç dymbëdhjetë
e vitet nuk kanë fund
pse ndodhin tradhëtitë,
pse besnikëritë nuk kanë nevojë të justifikohen,
pse rregullat kur bën dashuri
prishin punë
e të tjera e të tjera.

Dy mendjet në secilin tru tonin
sodisnin në dritare
aq larg sa për të mos
futur hundët
në lojën e kurmeve
e aq afër sa për t’i dëgjuar
tek flisnin mes tyre,
pa iu dridhur qerpiku
asnjërës e as tjetrës.

Kur mbaroi shekulli i mjaltit
për dy kurmet
e ndjenjat, emocionet e aletet e tjera
i zuri gjumi
në pritje të takimit të radhës,
dy mendjet tona
si u përshëndetën
me njëra tjetrën
mbyllen dritaret
dhe filluan të qeshnin
si dy budallaqe…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s