Fragment nga poema “Shqipëria në vite” ( Pjesa e fundit) / Poemë nga Bashkim Golemi

Poemë nga Bashkim Golemi
 
 
Fragment nga poema “Shqipëria në vite”
( Pjesa e fundit)
 
Dhe gunat si njerëzit
vjetroheshin, shqyheshin,
nga flaka që mirrte herë – herë Shqipëria,
vende – vende,
digjeshin.
Filloi të kalbej rrob’e robërisë ,
kjo rrobë e urryer,
s’ ndjehej e qetë,
në trup t’ Shqiprisë .
Dhe ajo vetë çuditej,
sa forcë dhe djersë,
kish ky trup,
i gjatë dhe i drejtë,
nën peshë t’ robërisë.
 
Fluturuan shpresat në qiellin e zi
dhe me ngjyrë flake
i dhanë zjarr qiellit
e kthyen n’ stuhi.
E fortë buçiti ushtim’ e fortunës.
Shqiponjat u zgjuan nga letragjia.
Ndehën krahët e tyre viganë.
Vërsulen shqiponjat nga stuhia.
Thithin thellë ajrin e nxehur,
shkreptimës i gëzohen ,
nga etja e thellë për liri tërbohen .
Fluturojnë furishëm me kokën lart ,
me klithmën luftarake që qiellin e tund ,
me klithmën që shtypjen e egër e shkund,
me klithmën e egër t’betejës përgjakur,
betejës së madhe ,
me rreze lirie spërkatur .
 
 
1912 .
 
Shqipëria shkundet
ngre shpatën përpjetë
spërkatur me rreze lirije.
Ju tunden themelet Turqisë.
Atdheu merr frymë thellë.
Me lëvizje energjike flak,
tutje, larg,
rrobën e robërisë .
Shiu ,
me forcë rreh,
bie ,
me vehte merr
çdo mbeturinë robërije
dhe në mes reve
në qiellin plot shtrngatë,
nxjerr kokën dielli,
Shqipëria e rilindur ,
mbështjell trupin e gjatë
me flamuj lirie.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s