Kalendari poetik: Tudor Arghezi (1880-1967) – Përkthyer në italisht nga Salvatore Quasimodo / Shqipëroi Maksim Rakipaj

Tudor ARGHEZI

Kalendari poetik: Tudor Arghezi (1880-1967)

Shkrimtar dhe poet i njohur rumun, u lind më 21 maj 1880 dhe emri i vërtetë i tij qe Ion Theodorescu. I njohur më shumë për poezitë dhe librat për fëmijët. Shumë poezi të tij i solli në italisht poeti i madh italian Salvatore Quasimodo. Ja një shqipërim prej tij:

“JO, KËTË JO!”(fragment)

Kam dëshiruar gjithnjë vetëm
frutin e ndaluar. Ky qe faji im.
Më të mirën kam dashur.

Netëve, vjedhurazi hyja në kështjellë
dhe në gjumë e në ëndërr e plaçkisja,
me krahët shtrirë, grushtat shtërnguar,
heshturazi, rrëshkisnin hapat e mi
mbi mermer, njësoj si mbi baltë.
……………………………………………
Dhe kur me plaçkën kthehesha
rrëmbeja dhe ndonjë femër
me flokët ngjyrë duhani
dhe thithkat e gjijve të errët
si manaferrë, me sy si dallëndyshe.

S’i dua gjërat dhe joshjet e lehta.
Në pjatë dhe në mëndje
dua shije helmi dhe të jetë i fortë,
banjë bëj në akull dhe mbi gurë bëj gjumin;
kur futem në terr shkëndija nxjerr,
atje ku ka heshtje, hekurat shkapes
dhe me zinxhirët çdo portë shpërthej.
…………………………………………..
Por mëkati im i vërtetë
i rëndë është dhe falje s’mund të ketë:
me harkun tim doja
ty, o Zot të të qëlloja.
Me skifterë me vete, nëpër qiell, si komit
edhe hapsirat e tua desha të grabit.

Me gjithë zemër, më të mirat kërkova,
kur beftas, zërin tënd dëgjova:
“Jo, këtë jo, nuk ta lejoj!”

© shqipëroi nga italishtja Maksim Rakipaj-

 

Përktheu në italisht Salvatore Quasimodo

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s