Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

 

TË DUA

Kur nata vjen me flakë të qiriut
Të fle në lotin e psherëtimave
Heshtur t’i flas hënës me yje
Të dua si fjalën në vargje
Flegra jete është kjo dhomë
Me fletëza të shpërndara andej
Mallin ta puth në gushë sonte
Të dua Poezia ime sogjon
Përtej dritareve vjen një puhizë
E lehtë nëpër mornicat e trupit
Lodhur nga pritjet ditët e arnuara
Me shpresën e thyer ndër mote
Kur nata vjen me flakën e qiriut!

 

MERR MË VETE

Erën e luleve të kopshtit
Që çeli një natë e njëherë
Diku në një rrafsh malli u struk
Ëndrrat e mia barti më vete
Një ditë ndalu te një shelg me gjethe
E dëgjo një këngë zogu një fjalë
E kam qëndisur në vargje si flamur
Merr më vete buzëqeshjen time
Dhe lermë një shkronjë të ky atdhe
Merr gjithçka nga ky shpirt i trazuar
Veç emrin ma ruaj ndër mote e mote
Kur të kthehem do ta sjell një det me
lirikë
Shkruar për Ty !

 

PËR TY

E këputa një trëndafil të kuq
Rrugës kur ngjitesha në mal
Ta përcolla në krah të dallëndyshes
Ta shuaj për Ty muza ime një mall.

 

EDHE KUR (S)’ MË FLET

Zëri yt më përcjell
Si melodi e ëmbël
Nga bredh hija ime
Takohet më mua
Grindemi e puthim ditën
Në të njëjtën udhë
Unë s’marr frymë
Pa TY
Ëngjëll qielli
Të ndjej
Kur natën zbret ngadalë
Në shtratin tim të dhembjeve.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s