Poezi nga Teuta Kadriu

Poezi nga Teuta Kadriu
 
 
VETMIA MË TROKET NË DRITARE
 
Fryen erë e fortë, stuhi..
Retë e errëta mbuluan hënën dhe yjet,
Zgjata kokën të shikoj në hapësirë..
Ç’të shoh, qenka vetmia!
 
Vetmia me kthetrat e saj të trishta,
Dëshiron të më sulmoj!
Të vërsulet mbi zemrën time,
Të më mbyll në kafazin e saj.
 
I thash: E mbyll dot kanarinën e ëndrrave ti?
Unë jam e armatosur fuqishëm:
Me rreze durimi,
Me ylber lumturie,
Me vrull dashurie,
Me shkëndija xhelozie,
Me dehje poezie!
 
Mbylla dritaret e zemrës,
Mbylla fort edhe dyert e saj,
Dhe së bashku me durimin,
Me lumturi, dashuri,
Me xhelozi e poezi,
Fluturuam tok në qiellin plot mrekulli!
 
Dhe së bashku me ëndrrat,
Vallëzojmë deri tek yjet,
Ku nuk arrin dot vetmia,
Atje jam unë
Dhe vallëzon e dehur poezia!
 
 
 
MË NIS PRANVERËN
 
Kohë e ftohtë, pa diell,
As zogjtë nuk erdhën.. si mbetën këto thërrime..
As lulet nuk çelin më..
Edhe unë ngrijë nga acari në zemrën time..
 
Më dërgo disa rreze dielli,
Të shkrihet ky akull i zemrës!
Të na sh’ndrisin sytë si yjet në qiell,
Të më bëhen faqet si lulet e verës!
 
Më dërgo disa nota, melodi..
Të këndojnë zogjtë në shpirtin tim!
Të vallëzoj e dehur nga ndjenjat e pranverës..
Dhe eja në ëndërr bëhu frymëzim!
 
E bëjmë bashkë pranverën e bukur..
Me diell, lule, zogj e ngrohtesi..
Do dëgjojmë këngët në rrahjet e zemrës,
Në ëndërr nga larg ku jemi të dy!
 
 
 
SI TË TË THËRRAS?
 
Kur më thua e imja lule,
Kujdesu për mua me dashuri..
Se dhe lulet më të bukura nga të gjitha,
Do lulëzojnë në lumturi.
 
Më thua flutur e bukur
Më mbaj me kujdes në duar
Kur thua flutura ime të dua
Puthjet nuk kanë të mbaruar…
 
Por ti më thua zemër..
Më puth ëmbël çdo mengjes
Se nga puthjet e ëmbla
Do lind një ditë me shpresë…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s