RECETA SI TË BËHESH POET APO SHKRIMTAR I MADH…! / Nga: Ekrem Ajruli

RECETA SI TË BËHESH POET APO SHKRIMTAR I MADH…!

 

Nga: Ekrem Ajruli

 

Kushtet:

-Të kesh botuar më pak tre romane me poezi, ose tri përmbledhje me prozë;
-Të kesh të regjistruar një Kasolle Botuese;
-Të kesh 3-4 miq besnik në Mi(ni)strinë e Kulturës, të cilët do t’i përuajnë mizat, ndryshe shkon për lesh kthehesh i qethur;
-Të posedosh të gjitha teserat e partive politike në vend, jashtë vendit nuk kanë vlerë;
-Të organizosh 12 herë në vit orë letrare: tablanetë, poker, tunç etj.;
-Të ndash çmime letrare me moton “Unë të kruaj ty, ti më kruaj mua”;
-Të posedosh aftësitë: lëvdo ndër sy, shaj pas shpine;
-Të pështysh ku lëpinë, dhe të lëpishë ku pështynë;
-Të jesh pakurrizor, që të mund të hysh edhe në bythë të gjilpërës;
-Mbi të gjitha, të mos skuqesh apo djersitesh, kur të shajnë, ose të drejtojnë gishtin;

I nderuar minipoet apo miniprozator!
Nëse i posedon këto “virtyte”, i madh po se po, por zilinë do ta ketë edhe KAMELEONI

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s