Nuk bëra faj, nuk bëra faj! / Poezi nga Zhuljeta GRABOCKA ÇINA

Poezi nga Zhuljeta GRABOCKA ÇINA

 

Nuk bëra faj, nuk bëra faj!

Nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë shkallë nuk i zbrite,
por si një hënë e re, në qiell pa re, të ditës së re
mbete mbi mermerin e bardhë të kopshteve të Bahait.

Si vetull mbi dallgë rri mbi ne mali Karmel
Aty – këtu çelur edhe lulet e rralla të kopshteve të Mesdheut.

Prej brezash në Haifa, unë jam hebre
Si gurët e bardhë të qytetit, që nuk i tremben stuhive të motit.

“Zonjë më të bukur nuk kam parë mbi dhe”,
Tha djali, e stërgjyshi tundi kokën e bardhë mbështjellë në re,
kur fjalët e mirënjohjes i ngjanë me fjalët e Solomonit.

Thellë Detit të Vdekur, mitra e tokës spazma ndjen
Ky varg nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë shkallë
Mbi pragun e vendlindjes, të uli në këtë mëngjes erëborziloku.

Nuk e ka pikturuar ende asnjë Botiçel, vajzën pranverë
Kur të bardhën ëndërr me këmbët e natës e shkel
As Evën në Eden, as gjarpërin e dënuar të hajë dhe!

Unë nuk bëra faj, nuk bëra faj, mëkati umbilikus më thërret!
Ju lutem, më lini të thith thellë në deje, atë që unë e quaj diell!
Dhe foshnjën time ta mbështjell me këmishën e tij të fatit!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s