Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

PAKËSI

Ca miq m’i mori humbëtira,
Derra m’u bënë ca të tjerë,
Ca me pushtet m’i thau hira.
Më mbetën pak që hapin derë.

Hymn i thurr veç pakësisë
Me fjalë të gdhendura në shkëmb.
Më mirë i falem kotësisë,
Se miq për lumë që urat çmend.

 

KOMLOT NË OLIMP

Grindje,
Dhimbje,
Uri në Olimp.
Komplot i kurdisur mbi një kokërr mollë
(Si sot në stinën e çimkave).
Të përzënët nga froni i zotave,
Do at nxjerrin gjithmonë nga nata një Eridë.

 

Mê PRIT

Një mikut tim, poet

Më prit,
Ujku i lirikës së “egër”.
Mos porosit askund,
Asnjë tavernë,
E shtrojmë sofrën edhe nën një rrap.
Një bute plot me verë
Besoj ia vlen.
Le të na shikojë vëngër dhe plaku Khajam.
Ta djegim natën
E pishtarët e yjeve
T’i vëmë gurë kilometrikë në Udhën e Qumshtit,
Pastaj,
Nositshëm ta çajmë gjoksin tonë
E një diell të ri të rizgjojmë,
Ndryshe këtij që kemi,
Madje ta shkulim dhe nga vrimat e zeza.

Ylberit të një gjaku t’i ngrejmë portikët,
Trëndafilat t’i shpërthejmë në sokakët e dashurisë.

 

MËNGJES MAJI

Maj,
Nuk ta dua dhe nuk ta dua syrin e përlotshëm…
Tufave të mjegullave që kalërojnë mbi pishat e buta
E barin majë malit kërkojnë të kullotin,
Një ujk do t’u nxjerr në pritë.
Pjergullat i kam në lulërim,
Pjeshka adoleshente poshtë ballkonit
Mëngjes pas mëngjesi shikon rritjen e gjinjve.
Mushmolla pak me tej heq pushin e dyllëzon.
Po shega?
Herët është ngritur e krihet ne pasqyrën e diellit,
Buzët në shpërthim i janë mbushur plot gjak.
Aty nisin hapat e mëngjesit tim,
Prushërohem dhe unë aty pak nga pak.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s