Poezi nga Ilir Manxura

Poezi nga Ilir Manxura
 
 
MË LER O ZOTËRI
 
… po jam njeri o zotëri !
Dhe unë njeri jam
e dua të rroj si rron edhe ti .
nuk dua pasuri, suita e shërbetorë .
Jo, jo!
Dua te rri i qetë ne qoshen time .
Të kem një copë tokë,
e një shtepizë te ngrohte ,
ku fëmijet ti ushqej e ti mbroj .
Të ngrihem ne agim,
një trastë të marr e të shkoj të punoj …
…,po më lërë o zoteri!
Nderin, dinjitetin .
Të paktën mos mi merr .
Mos më bëj të lig ,
e me miqtë mos më fut në sherr .
Sot je aty.
Aty ne piedestalin që me shokë të ngritëm
Të vumë per burre të mirë
e të mira punë të bëje nga ty pritëm …
Eh o zotëri !!
më mashtrove, o zotëri .
Përsëri më mashtrove këtë herë .
prapë më le të varfër,
e vetë u gdhive milioner .
Më lyejte, më ngjyejte me bojra e me fjalë,
u duke goxha burrë dhe ne …
thamë ajde te dalë ku te dalë ….
Eh o zoteri .
Thua kështu të jetë e thëne ?
të ikim, të ikim sa më parë ,
e në vend të huaj fëmijëve t’ ju tregojmë ,
pse lindën aty, nga tok’ e tyre ndarë .
 
 
 
DËSHIRË E KUSHTËZUAR
 
Të ulem me ty ,
sa shumë gjithmonë e kam dëshiruar .
Ashtu bashkë në një tavolinë ,
me një kafe para e nën hijen e pemëve mbuluar .
Tē shoh vezullimin e të verdhave flokë ,
qē mbi supe ,
të bien dredhērueshēm.
Po edhe supet e bardha të ti shoh !
Ashtu paksa të zbuluar.
Të shoh dhe duart, këmbët, trupin .
Të gjitha ti shoh !
Se të gjitha janē për tu admiruar !
… Nuk e di .
Nuk e di nëse mike të kam ,
apo diçka tjetër mē paska tunduar .
Ajo që di ,
është, të ulem me ty,
e mos resht duke të vështruar…
 
 
 
DIKU JAM
 
… humba !!
Nuk e di se si, nuk e di se ku,
por humba!!
.. Më shikon diku ti ?..
Jam i zhytur në mërzi .
I mbytur jam nga dashuria,
nuk e di nëse akoma jetoj,
e në fyt më kap mërzia .
Më nuk di nëse shkruaj ,
a nëse flas .
S’ka më as dritë, as diell,
në terr,
veten e përplas …
Vetëm ..,
vetëm e di që diku jam .
Në një mendim a në një zemër,
e di !
Një vend e di që aty diku e kam …
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s