Kalendari poetik: Pär Fabian Lagerkvist: (1891-1974) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj

Pär LAGERKVIST

Kalendari poetik: Pär Fabian Lagerkvist: (1891-1974) 

Poet, dramaturg dhe shkrimtar, një nga më të njohurit në Suedi, u lind më 23 maj 1891. Në vitin 1951 fitoi çmimin Nobel prej romanit “Barabba” me këtë motivacion: “…për fuqinë artistike dhe pavarsinë e mendimit, nëpërmjet të cilit kërkon në veprat e tij t’u gjejë përgjigje pyetjeve të përjetëshme me të cilat përballet njerëzimi.”
Në ditën e lindjes së poetit sjell shqipërimin e fundit prej tij, që s’di se si, më erdhi në gegnishte:

GJITHÇKA KA M’U HARRUE . . .

Gjithçka ka m’u harrue. Fatet njerzore
shkallaresh t’zymta të harrimit teposhtë
në terrin ma t’thellë kan’ m’u shue.
Gjithçka ka m’u zhbi. Merr fund kjo tragjedi,
dritat e skenës fiken, tanë yjt e qillit
të pranishëm në shtjellimin egërshan të dramës
krejt pakuptim e ban’ egërsinë e saj.
Skena asht zbrazë, perdja asht ulë
dhe thik’e helmueme qi njerzit
u rrekën njani tjetrit m’ja ngulë
diku njaty asht, mes teshash t’zhyme grumbull.

Heshtje, harrim. Asgja m’u kujtue.
Askush m’e kujtue.
Thjesht zbrazti.

Veç kaq?
Ma shumë, gja s’po dijm.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s