Poezi nga Adem Zaplluzha

Poezi nga Adem Zaplluzha

 

DITËT KËTU NGJAJNË ME PLUHURIN

Të thashë mos mendo për nesër
E nesërmja 
I ngjan një tjetër nocioni
I cili rri gjithmonë zgjuar
Në hapësirën e mendjes së njeriut

Më duket se të thashë
Por mbase nuk pata
Se kujt t’i them
Për një të nesërme
E cila veç sa nuk ka mbërri

Ditët këtu ngjajnë me pluhurin
Ose me gurtë
Që pëlcasin nga zabullima
Askush nuk i kupton të uriturit
Vetëm kontejnerët ua dinë hallin

Të thashë ose më the
Çfarë kuptimi kjo fjalë sonte
Kur ajo s’peshon sa një pendël
Në krahun e djathtë
Të trishtilit të plagosur.

 

BURONIN NJËQIND DIEJ NË DITË

Ajo ishte alfa dhe omega
Nga syri i saj i majtë
Pikonte hëna
Kurse nga e djathta
Buronin njëqind diej në ditë

Njërin sy e ruante për dritën
Kurse tjetrin
Për një tjetër dritë
Që do lindi
Në qytetin e shenjtorëve

Dyzetë kambana jehuan mbrëmë
Mbi muret e lashtësisë së mykur
Dyzetë herë nga dyzetë zëra
Kumbuan në thellësinë e detit
Kur me ngashërim dëneste qielli.

 

ANIJET E LASHTA MITOLOGJIKE

Më duket se ishte tepër vonë
Për të ecur
Ndoshta edhe më vonë
Për t’i ngjarë gurit të varrit
Dilemë hamletjane
Të jesh ose të mos jesh

Një hije morbide
Sillej si oreol rreth kokës sime
Asgjë tjetër
Përpos lehjeve të cerberëve
Kolona ngjante
Pallamarëve të anijeve në fundosje

Ecja ishte e lodhshme
Dielli fundosej në horizont
Fundosej si një varkë e thyer
Nga brigjet e Jonit
Dolën në sipërfaqen e dallgëzuar
Anijet e lashta mitologjike.

 

NË VORBULLËN E DETIT

Si një anije e braktisur
Duket në horizont
Pulëbardha e plagosur

Paskan ikur edhe fluturat
Në këtë tavernë
S’shoh asnjë marinar të dehur

Në vorbullën e detit
Mbi një kep të verdhë
Me lot mallëngjimi qajnë dy sirena

Dallgët e sëmura
Po i sjellin peshqit e ngordhur
Kush i preu mbrëmë ullinjtë e verdhë.

 

PO THAHEN EDHE GURTË 

I prenë deri në rrënjë
Asnjë ulli nuk lënë mbi tokë
Si do t’i martojmë djemtë
Ne kurrë nuk bëmë dasma
Pa u pjekur ullinjtë

Ishin disa luftëra të zeza
Por ullinjtë
Gjithmonë piqeshin
Piqeshin para kohe
Se u dashtë t’i martojmë djemtë

Kurse sivjet
Po thahen edhe gurtë
Nuk kanë se çfarë të han as zogjtë
Një kohë e zorshme
Për fluturimet e pulëbardhave.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s