Poezi nga Alma Braja

Poezi nga Alma Braja
 
 
Dikur do të dëgjohen
 
Kur i dëgjova fjalët e tua?
Kur më ftove në dhomën tënde të përgjigjeve,
vetvete?
Ti veç pyetje bëje.
Kishte raste që duhej të futesha thellë.
Thellë në mendime.
E mendimet,
të tjera punë kishin të bënin.
Ta hidhja në fall, vetvete, pyetjen tënde?
Atë që do përgjigje?
 
Në dhomat e tua, shi dëgjohet përherë.
E çfarë shoh nga dritaret, lagështirë është veshur.
E nuk i dihet!
Ndoshta pyetjet kështu gjejnë përgjigje në ty.
Duke u parë në xhamin e atyre dritareve.
Jo jashtë.
 
Por edhe në pyetjet e tua shi bie.
Do të jetë përgjigje ky shi për ty, më dëgjo, vetvete!
Zhveshur do të jenë vargjet nga çdo poezi,
por ti e di!
Dikur do të dëgjohen.
 
 
 
Ëndrrat dëshira mbartin
 
E nuk ka gjë,
nëse zbrazëtira
ka diçka prej mungese fjale përbrenda.
E nuk ka gjë nëse fjala pikon si lot.
E nuk ka gjë,
nëse gri është ngjyra e qiejve.
As nëse ëngjëjt nuk duken në qiejt që do.
Humbur është fjala,
kupton?
Janë shira që prekin pemë,
dije!
E pemë që mbartin pika,
dëgjo!
E shira që harruar i kanë retë.
Ëndrrave veç malli sundon.
E nuk ka gjë,
nëse zbrazëtirat vishen ëndrra.
Ëndrrat dëshira mbartin,
shiko!
 
 
 
Më kupto!
 
Kam dhe unë një ankesë
-më kupto –
jo nga të tjerë.
Kam dhe unë një ankesë,
nga toka ime e vjetër,
e papërdorur.
Nga toka ime,
e pambjellur kurrë.
 
Vijnë zogj në tokën time.
Zogj dhe bletë.
Vijnë dhe ikin.
Ngatërrohen,
nga era e nxehtë e verës,
që mbart aroma e erëra pjekjeje.
Pemësh që lidhin fryte,
nga tokat fqinjë.
Kam dhe unë një ankesë,
më kupto!
Jo nga të tjerë.
Nga një papërtëritje e dheut tim.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s