Poezi nga Arianita Hoxha

Poezi nga Arianita Hoxha

 

Kujtimet e tua

Vjeshtë e dallëndyshet u larguan
Aromë trishtimi tejet parfumosur
Lotët si kristale petaleve harruar
E ditët qe ikin zinxhirë prangosur

Si flakë ndezur brënda në zemër
Ikja qiell me re ndoshta e pa kthim
Letrave t`dashurisë shkruhet yti emër
Rreshtave plot mall lot e përqafim

Shikimin tretur kujtimeve të tua
Shpirtit ato zgjohen si në ënderr
Këngë malli hëna këndon mbi mua
Dashuri a kishte në tënden zemër ?

 

Ky mëngjes me shi

Mëngjez me shi e humbur në kujtime
Dritares shoh rrugën njerëzve zbrazur
Sot mall ndjeva sërish për familjen time
Për atë dashuri, për njëri-tjetrin pasur

Nënën kujtova zgjuar herët pa gdhirë
Hapëlehta na mbulonte një e nga një
Ato hapa koha, kurrë ska per ti fshirë
Puthjet e kur n’punë nisej pa bërë zë

Ja, tani degjoj kollen që se linte t’qetë
Tek nxitonte punës, larg e natën vonë
Ah baba dhimbjes per ty u bera poete
Muza e vargut do t’jesh përgjithmonë

Ah, kujtime që flini e rizgjoheni me ne
Ju mermëni dhe kthemëni sërish fëmi
Vëllain t’shoh e motrat, në atë kanape
Ulur ata dëgjojnë rreth prindërve të mi

Ky mëngez me shi humbur në kujtime
Dritares shoh rrugët mbetur të shkreta
Tufë shtegetarësh e larguar familja ime
E unë si zog e braktisur pa krah mbeta.

 

Ndoshta një ditë

Mërzia më vrau për fjalët që më the
Unë buzë detit vrapova e braktisur
Gëzohu therrita tani pranë s`më ke 
Një tjetër jetë më shkruan ti ke nisur

Unë mbeta ajo mikja jote e vjetër
Tatuazhi pikturuar në tënden zemër
Thjesht u larguam e s’ishte asgjë tjetër
Një dashuri anonime mbetur pa emër

Në një të ardhme ndoshta shihemi
Sa kemi ndryshuar vallë as vete s’e di
Nga puthjet dhënë njëri tjetrit do njihemi
Dhe nga ajo e quajtura dikur dashuri.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s