Poezi nga  Erjon (Hamdi) Muça

Poezi nga  Erjon (Hamdi) Muça

 

Requem Për Kumbullën

I vajtova sot flamujt e tu- shëmbëlltyrën
e virgjërisë- të eshkur, ciflosur, nga ngrica
grisur; o Kumbull e dremitur, zotin Dimër
e sfidove me krurorën ngritur; ai ka bardhësinë
e vet, e nuk pranon tjetër të bardhë verbuese,
ndaj me orët e errësirës ngriti engjëllin e vet Acar,
me kosën e tij të kristaltë t’u vërsul, si barbar
mbi çdo qytetërim, nën tehun fringëllues,
askush s’gjen shpëtim…

Vajtova o Kumbull dhe e di që gabova,
se herojtë nuk vajtohen, ndër shekuj e shekuj
mbi eshtret e tyre këndohet.

Po ti nuk re o heroina ime brishtake,
nga kurora jote diç shpëtoi, si të ishte
dorë e ngritur lart e atij që dergjet plagosur,
i tregove Acarit: më godite, grise, më ngrive,
por nuk më përkule, e mes flamujve të mbetur,
bistakë të gjelbër shkëlqejnë, si të ishin thonj,
të ngritur lart, të mprehur, pelerinën kaltër
të Acarit çjerrin, me dëshirë për të mos u përkulur,
e shpojnë!

 

Zog i dehun

Po fluturoj, pas shumë ditëshqë rri fshehur,
strukur në folenë time duke u lutur; qiellin
e patën pushtuar zogjtë e hekurt, që i pjellin
vezët në fluturim e kur thyhen mbi tokë
bëjnë zhurmë të madhe, ndezin zjarre,
prishin fole, aty ku ngrihen foletë e
dykëmbësve, gërmojnë ledhe.

Sot po fluturoj pa frikë, pas shumë ditësh
të shurdhëta; nga toka , drejtë qiellit ngriheshin
cifla të zjarrëta, a thua se dragojtë qenë kthyer,
e tështijnë thëngjij drejtë zogjve të hekurt dhe
maleve, fushave, shkretinës përballë; meqë
këtej rrotull ka pak gjëra që s’janë shkrumbuar,
pasi i dogjën më parë, duan të djegin shkretinën
dhe rërën e sajë të bardhë.

Sot po fluturoj e nuk më kënaq as ajri
e as pejsazhi që shtrihet poshtë meje;
Pluhur i dendur mi mbush mushkëritë,
vështrimin ma zbeh, e ajo çka shoh është
e çuditëshme, pa arsye. Foletë e dykëmbësave
janë prishur, e mendoj se bashkë me to
edhe foletë e miqve të mi, që nuk e dëgjuan
këshillën e zogjve të vjetër: Dykëmbësi është
qenie e frikëshme, mos i beso as kur sillet mirë,
e as kur fle gjumë, mos i bëj foletë parnë tij,
qëndroi larg, sa më shumë.

Pranë rënojave të thërmuara, një këlysh
dykëmbësi qëndorn shtrirë, ngrirë, me pluhur
mbuluar, pranë tij në po të njëjtin pozicion
një dykëmbësh i rritur qëndron; ndoshta
bëjnë si të vdekur që kur t’i shohin zogjtë e hekurt
dhe dragojtë, të largohen tutje, e këta, pa u ngrënrë,
do shpëtojnë. Diku tutje, një femër e kanë shqyer,
ndoshta, nuk ia kish arritur në kohë, të maskohej
si të parët…

Sot se ç’kanë dykëmbësat, gërmojnë nën rrënoja,
shtyhen, thërrasin, ankohen, gjenë gjymtyrë
të mbuluara me pluhur, thërrasin edhe të tjerë,
godasin kokën me grushta, shtyhen, ata më të
fortët marrin gjymtyrët dhe largohen; dikur im atë
më pat thënë, diçka që aitj ia kish thënë i ati: dykëmbësat
ushqehen me mish edhe të zogjve, por kanë periudha
të caktuara që ushqehen me mishin e tyre. Vriten,
digjen, mes vetes masakrohen, shqyhen, e në këto
periudha neve na harrojnë; nuk ushqehen me asnjë
lloj tjetër mishi, por nuk duhet t’u gëzohemi, në
periudha të tilla duhet veçse të largohemi…

Sot po fluturoj, i dehun, pa kuptuar asgjë nga ç’shoh,
ndaj po e lë përgjithnjë folenë time të vjetër,
do kërkoj një vend, do ndërtoj një folet tjetër; mbi
det fluturimi është më i qetë, e shoh se s’jam i
vetmi që po arratisem; mbi mjete që lundrojnë
mbi sipërfaqen e ujit, ka dykëmësha që migrojnë
e disa nga këto mjete grisen, frymorët mbyten…

Në vendin tjetër arrita, por edhe këtu ka zallamahi;
dykëmbësa që thërrasin, të tjerë që në resht i presin,
kur afrohen, kacafyten, rrihen, vriten, gjakosen. Më
larg akoma me mjete shtypen, nën shpërthime digjen,
me thika theren.

Po fluturoj, por sdi ku të shkoj,
më kanë dehur erërat që lundrojnë
në ajër, ndaj do ndaloj, në një vend
çfarëdo, nuk mund t’i besoj asaj që shoh,
bota nuk mund të jetë çmendur e gjitha,
jam unë që imagjinoj…

 

Eklipset

Nuk kam frikë nga Eklipset,
madje as këshëri,
çuditërsiht më tmerron
qielli që mugohet,
terrëtima përballë Tij.

Duket sikur errësira
edhe rrezen e fundit don të gllabërojë,
e nga mrekullia e dritës,
me terrin e tmershëm
të na mbulojë.

Pa dritë jemi të pa ngjyra,
Iluzione optike
të vdekur; nocione
të pavlera në hije morti
strukur, tretur.

Errësira tregon se jemi të kotë
megjithëse madhështi kërkojmë .
I mjafton me të vërtetë pak,
që në më të errëtën humbnerë,
të përfundojmë.

Ja dhe Eklipsi kaloi,
errësira u tërhoq në honte e veta.
Për mua zot mbi zotër është Dielli,
me të mbi krye gjithçka gjallon,
ngrohur nga puthjet e ëmbla,
rrezearta.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s