Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

mëngjes

Këtë mëngjes
dal në dritare dhe shkruaj pa droje
dashurinë time për ty!

Le ta lexojë dielli i kësaj dite
e ta shtroj rrugën, ku ti kalon
të ndjehesh,si në motin tënd
të qeshesh e të mbushet qielli
me kumbimin e së qeshurës tënde
zogj të një stine pa qartje!

 

disekuilibër

Dielli nuk del më andej,
hëna nuk duket më në qiell
shiu nuk të lag më njësoj, kur bie
eci e më duket,
se nuk i mbështes këmbët në tokë
zemra ime mezi dëgjohet
koka më dhemb e gjëmon
diçka më godet pa prerë
me një, si çekiç floriri
tepron dhimbja , prej saj
i merren këmbët gjykimit…
Zoti im!…Ti i di të gjitha!

 

loja

ajo që na përshkon si shigjeta
është si një ditë
që ka një qiell plot diell
e në skaj disa re
prej të cilave
ndjehesh, në një si frikë…

ti je, si ajo flutura
që ndërsa lutesh
të kesh një fat
vjen e të ulesh në dorë!

rri pa lëvizur gjatë
se mos pa dashje të tremb
e ashtu në ndrojtje më merr gjumi
akoma ti m’i vizaton ëndrrat!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s