NË ATO VITE / Poezi nga Bashkim Golemi

Poezi nga Bashkim Golemi
 
 
NË ATO VITE
 
Viteve pa shpresë,
ditëve të errëta, të ngopura
me lagështirën e shtypjes,
që amortizonte mendimet,
të burgosur në kafazet e frikës .
Mëngjeseve gri vraponin njerëzit
duke u shtyrë,
autobuzëve të stërmbushur,
drejt ndërmarrjeve, fabrikave,
që gumëzhinin nga zërat
në konture lumturie,
të endur me fije të kalbura,
dhe shpërblime qesharake.
 
Në fytyrat e tyre
endej buzëqeshja e shtirur,
si maskë e mbijetesës ,
dhe fjalët që dilnin,
te përpunuara mirë
nga truri,
premtimet boshe,
me ngjyra fallco
në portretin e zbehtë të jetës.
 
Kush ishim NE ;
brezi i ri që rriteshim
në kafaze te padukshëm,
të injektuar në gjak,
idetë komuniste.
Kush ishim NE
që vishnim të njëjtat kostume,
robotë të komanduar
me trup njerëzor
dhe ndjenja të kontrolluara.
 
Ishim brezi i ri
servil,
nën thundrën e diktaturës,
me ushqim të racionuar,
dhe buzëqeshnim si klloun
kur flisnin eprorët
dhe shkruanim gënjeshtra ,
në sa zemrat rrihnin të friksuara,
në konturet e zhgënjimit.
Të privilegjuarit,
besnikët e partisë,
kapërdiseshin me injorancën e tyre,
në sa burgjet mbusheshin
me njerëz te pafajshëm,
njerëz te mirë.
Prangosën trurin e kombit,
Intelektualët, klerikët,
mendimin e lirë,
dhe jetën tonë,
duke e lënë nën hijen e frikës.
 
Në shpindat e maleve,
rrugëve gjarpëruese,
familjarët e rraskapitur,
me çanta në shpindë,
shkonin të shihnin të afërmit e tyre,
pas kangjellave të burgjeve,
për pak minuta dhe,
heshtje, asgjë,
perveç fytyrave të shtrembëruara,
nga dhimbjet e shpirtit,
fytyra të ngrira,
fytyra pa lot,
që dukej sikur koha,
për to kish ndaluar.
Nënat vajtonin fëmijët të gjallë,
gratë,
burrat e tyre.
ditëve të ngrysura,
kur dielli perëndonte,
që në mëngjes,
dhe shpresat vdisnin çdo ditë,
në zemrat e tyre.
 
Buzëqeshte Shqipëria
në ekrane televizorësh,
fëmijët këndonin
për jetën e lumtur.
Në skenat e teatrove
drama të kontrolluara
luheshin.
 
Dhe ne duartrokisnim
gënjeshtat tona,
shkëlqimin e rremë.
Tashmë ishim mësuar
të mashtronim vehten,
ëndrrat tona,
që mbeten të ngrira
n’ eter.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s