Autori Aqif ISAKU publikon librin për fëmijë “MES LULËZAVE”

Autori Aqif ISAKU publikon librin për fëmijë  “MES LULËZAVE”

“Një fëmijë ka nevojë për një zemër të duruar
për ta dëgjuar atë,
dhe jo mendje të ndritshme për ta kritikuar atë,
ka nevojë për krahë të hapura që e pranojnë,
dhe jo sy të rreptë, që i shohin gabimet e tij,
ka nevojë për duar të sjellshme që e drejtojnë atë,
dhe jo një zë të fortë që e urdhëron”

“Fëmijët janë lulëza që rrezatojnë ngjyra jete
dhe ardhmërie”

NË VEND TË HYRJES

Me plot dhimbje, shikuar nga këndi i zemrës poet, mbi jetën e lulëzave që ne i presim të lulëzojnë për ardhmërinë, mu si sytë që ndjellin dashuri e vetëm dashuri, dua që poezia të mos jetë as ëndërr e as zhgjëndërr në tokën të cilën na e fali Zoti, bashkë me jetën ta lulëzojmë, që kohës t`i mbetet kujtesë si dhuratë për përjetësinë, të cilën e presin ashtu siç i presim lindjet me buzëqeshje, kur e dëgjojmë të qarën, e cila na thotë se lulëzave u shtohet edhe një jetë, për t`u lartësuar në piedestalin e lumturisë, e jo në gjëmën siç e godet Aleppon e gjithandej botës dhe jetës, që duhet ta qëndisim vetëm me buzëqeshje.

ISHTE VEÇ NJË ËNDËRR! 
(Halepit/Aleppos)

Nga dritarja Hëna,
Më tha miku im,
A dëshiron me mua,
Të bësh një rrugëtim?

S`u hamenda fare,
Hënën përqafova,
Dhe qiellit plot yje,
Tok me të rrugëtova.

Dhe duke rrugëtuar,
Diç m`ndriti si nur,
Ndaj iu luta Hënës,
Aty që t`më ulë.

Po aty ç`të shihje?!
Perlë, mrekulli…..!
Qytet përrallor,
Qytet për lakmi!

Rrugë, bulevarde…
Pallate, shtëpi…
Dhe sheshe të mbushura,
Përplot me fëmijë.

Gjithçka vezullonte…
Eh, ç`vend ëndërror!
Ndoshta do t`më mbetet,
Kujtim përrallor!

Ç`kujtim do të thosha,
Kujtim për zili!
Kur shihje në gaz,
Gjithë ata fëmijë.

Dhe në mes të sheshit,
Një bredh i stolisur,
Rrethuar me fëmijë,
Gjyshin duke pritur.

Kur në një kafene,
Pija një salep,
Në tabelë pashë shkruar,
“WELCOME” në Halep!

Një plak m`u afrua,
Dhe ëmbël buzëqeshi,
Më tha mik i dashur,
Ky nuk është Halepi!

Brofa nga krevati,
Me njërin sy vëngër!
S`isha në Halep,
Veç isha në ëndërr!

Sërish u tmerrova,
Trupi m`u rrëqeth,
Po ç`faj kanë fëmijët,
Ç`faj pati ai bredh!?

Kur një ditë i pashë,
Tërë të copëtuar,
Rrugëve shtrirë fëmijët,
Bredhin të përgjysmuar.
Më pikoi loti,
Dhe rrodhi rrëke,
Se ç`po ndodh në Halep,
Se ç`po ndodh me ne!?

Ah, si nuk kam forcë,
Lulëzat për t`i shpëtuar,
Dhe armiqve të tyre,
Grushtin për t`ua treguar!

– Dhe, vërtet dikur,
Perlë ishte Halepi!
E sot nga satrapët,
E sheh kiametin.

Asgjë nuk ka mbetur,
Është bërë shkrumb e hi,
Gërmadha… gjithkund,
Qielli mbuluar zi!

 

Aqif Isaku

NË VEND TË PËRFUNDIMIT

Poeti është si pika e lotit, pikë loti që del nga sytë të stolisur me dashuri për më shumë dashuri mes fatosave, të cilët kanë buzëqeshje që e ardhmja të lulëzojë me lumturinë për jetën dhe me lulëzim për tokën që duam ta mbjellim me lulet më të bukura që kundërmojnë aromë lumturie, mu si lulet lulishteve me larushitë e ngjyrave të tyre, që kurrë nuk duan të kundërmojnë aromë të së keqes.
Me zhgjëndrrën e ëndrrën, sikur sytë e nënës që kurrë nuk duan të shohin plagë, dhimbje dhe tirani mbi jetët e të sotmes dhe të ardhmes.

S`DUA TË TA SHOH LOTIN
(Antigona Fazliut)

Emrin tim ti puthe,
Në lapidar shkruar,
Ta ëmbëlsosh nënë,
Zemrën e përvëluar!

Do të puthë dhe unë,
Diku në mesnatë,
Kur në krahë të tyre,
Engjëjt kanë me m`bartë.

Dhe ashtu në ëndërr,
Kemi për t`u çmallur,
Të të them unë Gona,
Në vizitë t`kam ardhur!

S`dua më as lotin,
Të ta shoh në sy,
Nëse do të lumtura,
T`jemi nënë e bijë.

Se n`botën tjetër,
Aty në amshim,
Në mes të hyrive,
E rris shtatin tim.

Dhe një ditë sërish,
N`ëndërr kam me t`ardhë,
Me vello nusërie,
Hipur mbi kalë t`bardhë.

Të ta kënaq shpirtin,
Ashtu si ti doje,
Se në gjumë kur flija,
Këngë ti m`këndoje!

Ëndrrën mos ma prek,
Po të lutem nënë,
Më lër n`qiell të ndris,
Mu ashtu si hënë.

Pa shikoji dhe yjet,
Humbur kanë ndriçimin,
Sepse nuri im,
Ua zbeh shkëlqimin.

Unë jam lule qielli,
S`kam për t`u venitur,
Gjaku im i derdhur,
Lulëza ka për t`rritur!

Dhe lotët që derdhe,
T`i fala me zemër,
Nuk jam më unë Gona,
“Heroinë” mbaj emër!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s