Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
ASGJË SI MË PARË
 
As got e verës më s’më josh
aromë e luleve nuk më deh,
e kur mërzitem s’më vjen për të qarë.
Këngë e bilbilit në dritare
nuk më zgjon më si dikur.
Dita kur nis, nuk i’a di fillin
e nata kur vjen s’ ka më kuptim.
Kur më buzëqeshin, asgjë nuk ndodh
kur më shajnë prapë nuk mërzitem.
Asgjë nuk është si më parë.
S’di në jam unë
a më nuk jam,
më kot kërkoj veten të gjej.
 
 
 
GJITHÇKA RRËMUJË
 
Të nisesh, s’di se ku
fundin as që e mendon.
Kjo botë kuturu,
kuturu, rrëmujë dhe unë.
Nisem, s’ di ku shkoj
eci, ndalem, vazhdoj.
Kthehem sërish nga e para,
prapë rrëmujë vazhdoj
e fillin asnjëherë se gjej.
Fundin jo e jo!
Kjo botë e tëra rrëmujë,
rrëmujë, kuturu dhe unë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s