TROKITËN DHE IKËN / Cikël me poezi nga Petro ÇERKEZI

TROKITËN DHE IKËN

 

TROKITËN DHE IKËN

Erdhёn ca prille me nishane fejesash
Kaluan tё zhurmshёm aromёharlisur
Trokitёn hareshёm, trokitёn dhe ikёn.
Shpejt, thanё, shpejt se koha nuk prêt,
Mё shkundёn petale mbi flokё e mbi supe
Trokitёn me bujё, trokitёn dhe ikёn.
Hukatёn pak xhamat me frymё ёmbёloshe
Nё lulen e syrit lanё bulёza vese
Hutuan ca vajzat, marrosёn djelmoshat
Trokitёn hareshёm, trokitёn dhe ikёn.
U derdha ndёr shkallё, vrapova në kopshte
Po ja nё njё shteg mё dole papritur
Rrёmbeva njё puthje, nga buzët e prillit.
Ah, ç’ prille tё ngutur, kaluan si erё
Kurorë na vunë si zogj ligjëruan
Na lanё puhizёn plot kundёrmime
Na hodhёn mbi supe kёmishё fluide
Me pjalm na mbuluan si vello fejese
Prehrin e mikes e mbushën zambakё,
Zemrёn na ndezёn me puthjen e zjarrtё,
Ca prille tё shpejtё, tё dlirё e tё çiltёr,
Me një vesë malli na spërkatën sytë
Trokitёn hareshёm, trokitёn dhe ikёn.

 

AJO NATË KISHTE VETËM HËNË

Ajo natё kishte vetёm hёnё
Hёnё qё pikonte mjaltё dhe argjёndё
Hёna kishte buzё tё zhuritura
Hёna kishte dhёmbё qё kafshonte
Hёna ishte det qё dallgëzonte
Hёna na i grisi rrobat krejt
Dhe na veshi rroba tё sёrmajta
Hёna britmё, dridhje, psherёtimё
Na rrёmbente na flakronte kurmin
Hёna pёrqafohej, bёhej lundёr
Hёna kundёrmonte, humbte dritёn
Hёna na flatronte lart nё qiell
Hёna sperma e artё e asaj nate.
O ç’magji hënore kishte ajo natё!

 

 KISHIM LENË FJALË…

Kishim lёnё fjalё tё piqemi diku tej nё prill.
U ndamё me kёtё premtim shpresëndjellës në zemёr
Dhe morёm udhёt nёpёr mjegull duke mblaçitur lumturisht
Fruta dhe imazhe tё asaj Pashke tё bekuar qё na priste.
Erdhёn prille dhe ikёn, çelёn lulet dhe u vyshkёn.
Sytё e shpresës u çgjyrosёn prej pritjes si stofё prej diellimit.
Çdo Pashkё ishte njё kryqёzim i ri pa ringjallje.
Nё cilin prill kishim lёnё fjalё tё piqemi vallё?

 

VJESHTËRIM

Ike dhe vjeshtëroi papritur
Një yll këputet në hapësirë
Dhe qeshi, qau erë e marrë
Më kamçikoi në fytyrë.

Trak-truk hapat mbi kalldrëm
Ma shkelin zemrën me mёri
Lermë dhe pak buzëpërvëluar
Si verё lotin tёnd ta pi.

U plak dita, u thinj moti
Breron dhe mjegullon çdo udhë
Ti ikën, ikën, gjëmon deti
E ballit tim i shton një rrudhë.

S’më deh kujtimi, s’më zë vera
Me buzën vrer e shpirtin nxirë
U tretën dhelet, puthjet, këngët
Si fjolla bore në hapsirë.

Ronitet trandafil i mbrëmjes
Një flaut qan e klith një zemër
Një siluetë, një rrugë, një qiell
U tretën, humbën porsi ëndërr.

Dhe ç’ish e bukur, ç’ ish e ndritur
Ç’ish delikate, ç’ ish e dlirë
U tret, u shua, i ranë fletët
Si vjeshtërim i pamëshirë.

Tani në skenën e vetmisë
Koncert të çmendur luan moti
Nën dirigjime vetëtimash
Qiellin thinj me prizma loti.

 

 NË AEROPORTIN E ZOGJVE

Sonte do tё fle nё aeroportin e zogjve.
Nuk e di nё ç’pistё do tё ulem…
Mund tё jetё pista hёnore
Mund tё jetё pista argjendore e detit.
Mos më pyet, nuk ka rëndësi
Njё pistё e ёndёrruar do jetё gjithsesi.
Le tё na çojё avioni nё viset
Qё ёndёrruam mё shumё unё e ti.

Mund te jete pista qё projektuam
Në takimin tone të parë
Dhe i shtruam piketa yjore në përjetësi
Me aviona qё uturijnё hareshёm
Dhe zogj qё ligjёrojnё dhe nё gjumё
Nuk e di e shtrënjta ime.
Vetëm zogjtë e njohin itenerarin.
Nuk ka rёndёsi si do jenё flatrat
Mund tё jenё edhe si tё Ikarit
Hёna nuk ёshtё kaq e pёrflakur
E ziliqare sα dielli
Do tё na mbajё nё qiellin e trandafiltë të ёndrrёs,

Dhe nё rrёnçim
Njё pistё e kaltёr do na presё patjetёr
Le tё uturojё avioni, le të buçasë deti i zemrёs.
Sonte do tё fle nё aeroportin nderqiellor
Tё zogjve. Nesër nis itenerari i shtegëtimeve.

 

KUR NISEM PËR TEK TY…

Kur nisem pёr tek ty
Dy male
Mё zёnё rrugёn
Dy male
Pёrqafohen nё vetmi.
(O, ç’pёrqafim viganёsh
Ёshtё ky!)
Njёri
Gjёmime dhimbjeje
Ka brenda,
Tjetri
Diellin tёnd
Dashuri.

 

 ÇAST

Njё trok takash dёgjohet mbi kalldrёm
Njё vetёtimё mё gjarpёroi tek sytё
Diku dёgjohet njё fёrfёrimё
Si flatrim zogu qё çan horizontin
Si dy buzё qё puthen
Si njё trandafil qё çel
Si rёnia e njё fruti nё tokё
Diku dёgjohet gjёmin i detit
Pak mё tutje gjёmim i avionit
Vetёm hapat e zemrёs sime nuk dёgjohen
Kur rendin pёr tek ty.
Eh, sikur ta dije si rreh, sikur ta dije
Do kapёrceje detin dhe do vije!
Zogjtё ikёn, frutat ranё
Retё gjёmuan dhe heshtёn
Vetёm unё dhe deti ushqejmё zemёrimin
Nё kafenenё e trishtimit
Dialogojmё me vjeshtёn
Duke gjerbur me filxhanё porcelani
Ditё tё mbarsura me melankoli.

 

Cikël me poezi nga Petro ÇERKEZI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s