Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

BESIMIT

Nuk lartësohesh!…
Këmbënguljeve
Mbi parimet më lije 
dogmat?!…
I falje besimit!…Në aftësi
pagese
burimit derdhur
dashurisë?…
Udhëtoje shkujdesjeve
si një tymnajë
informuese udhëtoje!…
Prehrit
të ndjeshëm!… S’u njohe dhe
as qëndrove
njohjeve mbi ledhatime?…
Aty, mbrohesh
dhe mos kërko fatit!…
Mos provoko
burimet
dritë, nuk falen, priten
dërgohen
por nuk trillohen!…
Ngjarrjeve
Zgjedhur si një urim
gëzimi
kujtesës!… Mos i afirmo
dyshime
mbi konkluzione
të tkurura
derës së hapur
besimit?!…
Më zbërthe, më zbërthe
dyshimet
jo si një rrënoja kohe humbur.
E humbura
e kohës!…Zbrazet si shekujt
Nuk përmbush
justifikimet, maten trurit!…
Pa një sforcim.

 

ZGJIME

Veçoritë?… Me emrin
t’i zbërtheja
kur zgjoje!… Burimet 
E shpirtit!…
Ndezur përgjime
mos afro.
Mos i dërgo
Ndjenjat?!…
Përjetohen, provo
dëgjimet?…
Në përceptime joshjeve
zanore
funksionin mallëngjyes
nënkuptimesh
zbehin!…
Të pa përshtatëshmin
studimeve
e lan, zbërthyer
dijet?!…
Seriozitetit i lash
vlerësimet!…
S’i provokoj.

 

TEJ HESHTJEVE

Ashtu, i heshtur
kërkoj
dhe mbushem
mistereve!…
U lodha
fshehtësisë këmbëkryq
nuk qendrohet
largësive?!… Mblodha
mundimesh
Mbledhur, mbi gjykime
shpirtrash
endem!… Zbërthimit?….
Zhvillim
I një thashethemnaje
Trishtuar
vuajtjeve!… Sa shumë
Sa shumë
Vuajtjeve i besoj!…
Vlerave
mbi të vërtetat
ngarkuar
dritës!.. Një dialogim
aplikikoja
pa korigjime madheshtie
Pranë saj
qëndroj, zbërthyer!…
Si një ndëshkim
nxitoj, nxitoj!… Në ndëshkim
drite
le të mbetem!…
Zbuluar.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s