Poezi nga Lili Bimi

Poezi nga Lili Bimi
 
 
KU JE…?
 
Jam strukur në vetminë e natës
e të kërkoj atje larg ….përtej oqeaneve
për të vetmen puthje
e flokët ledhatim.
në orën e akrepave
festës pa mbarim.
E … do marr udhën e gjatë
do eci këmbëzbathur nëpër borë
të ledhatoj sytë, si loti i qiellit
e të prehem ngrohtë, si në të fundit amshim.
 
Ku je, që je tretur nga kjo stinë…
o mall pranvere!
 
Shkruaj…!
Dhe per ty sot, o i ëmbli kujtim
zemra më dridhet si dallgë deti.
atyre ëndrrave,
që kërkojnë një udhë shelgu.
 
Buzë një lumi ta vras vetminë e stinëve
dhembjen e shpirtit.
Pres të agojë një copë diell dashurie.
Të puth fatin tim udhëve që më trazon,
mes rreshtash portretin tënd,
të mundem dhe njëherë ta pikturoj.
 
 
 
Me Ty
 
Njoha lumin e ëndrrave të mia
luginës që shpirtit derdhej
Lindje e pagëzova
…Marsi im i paharruar
Jam larg, afër të kam
marr frymë foshnjërisht.
Rrjedh sonte nata pa Ty.
E di,
një ditë do vish,
një strehë dashurie e ruaj,
si sytë e mi,
për lirinë time të blertë!
 
 
 
***
 
Merre
këtë zemër sonte
dhe bashkoje
me copëza dhembjesh,
që mi solle
kur ike një natë
ngrohur dhe njëherë
gjakun tënd.
 
 
 
MBOLLA NJË LULE
 
E pagëzova me emrin tënd
dashuri stinësh
e ujis çdo ditë
me lotin tim,
i marr erë
e ty të kujtoj
edhe në ëndrra
o ëngjëlli im!
 
 
 
NË KËTË BETEJË
 
Hyra një natë tetori
në fushën e minuar
mes luftës – zjarr të pashë,
m’u duke si Akili.
Në këtë betejë
mbi vithe të kalit u ngjita,
ti çaje udhën
me shpatë
Unë
e lumtur kalëroja.
 
S’ishte kali i Trojës
që fshihte me vete pabesinë
por një krifë që hapëronte ajrit
me princin tim të dashurisë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s