Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

Heronjtë…

Heronjtë mbahen mend në kujtesën e popullit
Në këngët që i këndon shpirti i tij
Figurat e tyre në art përherë janë përpunuar
Dhe fjalët më të bukura gjerdan janë thurur

Ashtu siç liria për ta pat ëndërruar

Nuk ka humbje nëse vdes njeriu
Atdheu i ngrit me dashuri
Për të qëndruar përjetësishtë
Roje të tij!

 

E VESHUR ME PETKUN
E DLIRËSISË

Gjurmëve të fshehura më kërkon
Nëse nga dhimbja derdhi lotë
E veshur me petkun e dlirësisë
Në çastin më suprem dashurinë
e mbron
Si re e mëndafshtë lundron qiellit
Trëndafilat e yjve i çelin gjinjtë
Plot gaz e dritë e çajnë terrin
Shembëllimit të saj i këndojnë.

 

NJË ÇAST…

Nga kënde të ndryshme të vështroja
Çast i shkurtër u bë mbamendje e gjatë
Nga largë vetveten doja ta afroja
Vetmia trishtueshëm më kallte datën

N’shkëlqim drite sa shpejt zbukurohesh
Sikur yjet e qiellit të fiken nji nga nji
Edhe xixëllonjë e vetme po të mbetesh
Natën e trishtueshme e kthen në dashuri

Dhe shkëndijë e vetne na zgjon dëshirën
Me sy të pastër ta vështrojmë bukurinë
Që një çast i shkurtër na afron të largmen
Për të mbetur gjatë në kujtesën tonë.

 

TRAJTË E SAJ NË SHPIRT SHFAQET

Përkundrejt dëshirës tjetrin dashuron
Si bishë e egër i zbërthen gjymtyrët
Nga xhelozia që në shpirt e trazon
Palcën deri në pikë e pi me trishtim

Rrufe shkrep dhe djeg pëlhurën qiellore
Puthja në faqe i përndizet flakē
Dallgëzohet e freskohet me stërkalat e detit
Trajtë e saj i ndryshon e hijeshon stinët

Fytyra ia ruan bukurinë e dashurisë
Edhe kur lotin ia ngrin erë e acartë
Harkut ylberor i shkëlqen pafundësisht
Vetëm ai që e dashuron me pasion

Drejt lumturisë vrapon çmendurisht
Shkëndijë e gjakut purpur i rri ndezur
Trajtë e saj në shpirt shfaqet…
Fluturon si zog qiellit e në tokë zgjohet
me lulet.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s