Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Kumt
 
Nata është formë e paformë
fsheh poshtë saj mistere pa fund
rrethon të bardhën dritë shprese
dhe zhyt përherë në të fundit kumt.
 
Shpesh vesh dhe këmishë yjesh,
që të ndrijë rrugën e udhëtarit të humbur
e ashtu heshtur, si në vegim
të sjellë të nesërmen në buzëqeshje drite.
 
Ndërsa unë mbetem po njësoj,
dua të kuptoj si ndihet zëri im
mbrëmjes së rënur pas portave perëndim
e dritareve të çelura herët në agim.
 
 
 
Ndjesi
 
Më shih
diku mes ngjyrash të zverdhura,
më pas bota le të zhduket.
 
Më duaj,
kur vetëm ti dhe unë vallëzojmë,
tingujve pa fund.
 
Radhit
çdo fjalë në memorien time,
që të ndiej më pas, të ëmblin kumbim.
 
Mendo
për atë që ujvarat derdh
e stërkala të bardha qiellit i ngre.
 
Më vështro
me sytë e shpirtit që digjet
dhe unë do shndërrohem fluksi yt i dritës.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s