Elias Canetti: “Loja e syve – Histori e nje jete” / Shqipëroi nga orgjinali Aristidh Ristani

Elias Canetti: “Loja e syve – Histori e nje jete”

“… Ka sy që të ngjallin frikë, sepse kërkojnë vetëm të shqyejnë, ata shërbejnë për të gjurmuar prenë, e cila, pasi është diktuar, s’mund të quhet ndryshe veçse pre; edhe në arriftë të shpëtojë, prapë do të mbetet e damkosur si e tillë. Është diçka e tmerrshme ngultësia e një vështrimi të pamëshirshëm. Kush hyn në fushën e saj pamore, shndërrohet në viktimë dhe mund të shpëtojë vetëm nëpërmjet një metamorfoze të plotë. Por, meqë në realitet është e pamundur kjo metamorfozë, për hir të saj krijohen mite e personazhe. Mitik është edhe syri që s’kërkon të shqyejë viktima, megjithëse nuk i ndahet kurrë asaj që ka parë. Ky mit është bërë realitet, dhe kushdo që e ka përjetuar rikujton me emocion e tmerr syrin që e detyroi të mbytej në thellësinë e tij të pamasë. Thellësia e syve të tillë është e pakufi. Asgjë që zhytet në të s’ia prek dot fundin, dhe asgjë nuk kthehet dot më në sipërfaqe. Deti i këtij syri s’ka kujtesë, është një det që vetëm kërkon e merr. Ia jep çdo gjë që ke, gjithçka që përbën natyrën tënde më intime. Ky veprim s’është i dhunshëm, këtu s’kemi të bëjmë me diçka që ta rrëmbejnë. Atë që jep, e jep me kënaqësi, thua se ky është synimi yt i natyrshëm, thua se s’mund të kesh asnjë synim tjetër.”

 

Shqipëroi nga orgjinali Aristidh Ristani

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s