Fragment nga romani  “FATI I PA FAT” i autores Zyba Hysa

Fragment nga romani  “FATI I PA FAT” i autores Zyba Hysa

“Po deshe ta mbash përherë skllav një njeri, lëre në cakun e pasigurisë për jetën. Njeriu i mbetur në mes të detit, pa anije e vela, nuk qortohet se kapet prej bishtit të peshkaqenit, me shpresë se mund të dalë në anë, ndaj ai pak nga pak po e merrte veten dhe filloi të bindet gjendjes së krijuar.
U ul mbi krevat, për fat ishte vetëm një shtrat, vështroi për rreth qelinë, ngriti kokën lart nga ku hynte pak dritë dhe vetja u duk sikur i përngjante kësaj qelie dhe një shtizë dritë përshkoi qënëien e tij dhe si një i ngushëlluar pas një lutje, u shtri prapët mbi shtrat dhe gjëja e parë që i erdhi në mend ishte Arbëria. “Të humba prapë, Arbërie, mbase do të humbas për së gjalli, mbase dhe…” – deshi të thoshte, se edhe mund ta vrisnin, por e largoi këtë mendim të kobshëm, se nuk e pranonte dot të rritej djali pa baba. “Mbase kështu qenka e thënë për ne, shqiptarët, që të mos kemi mundësi të rrisim bijtë tanë, të mos gëzojmë dashurinë, të mos ëndërrojmë lumturinë… Hej, dreq o punë!” – Foli shprehjen e zakonshme me zë dhe u ngrit verteik nga shtrati. Filloi të ecte nëpër qeli me hapa të shpejta, sikur do të kapte kohën, sa në një cep, në tjetrin. Kjo i dha mundësi të mos mendonte, por ndjeu hapat e tij, t’i shkilnin mbi trup, mbi shpirt, mbi zemër…”

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s