Kalendari poetik: Alfonsina Storni  (1892-1938) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Alfonsina STORNI

Kalendari poetik: Alfonsina Storni  (1892-1938)

Sot, më 29 maj është dita e lindjes së poetes, dramaturges dhe gazetares argjentinase Alfonsina Storni. Qysh kur ishte katër vjeç familja e saj u çvendos për arësye ekonomike nga Zvicra (kanton Tiçino) për në Argjentinë. Në vitin 1935 mjekët i diagnostikuan një tumor në gjoks; e operuan dhe i hoqën një gji. E keqja e dëmtoi më rëndë nga ana psikologjike; fundi i saj tragjik erdhi me vetvrasje duke u mbytur në det në moshën 46 vjeçare. Bashkë me poetet e tjera latino-amerikane Juana de Ibarbourou, dhe Gabriela Mistral përbën treshen e poeteve më të mëdha në Amerikën e Jugut. Ja përzgjedhja ime nga shqipërimet që kam prej saj:

DËGJO

Dëgjo: isha si një det i fjetur.
Ti zgjove tek unë stuhinë që shpërtheu.

Tërboj dallgët e mia, anijet e mia mbys, në qiell ngjitem,
yjet fshikulloj, turpërohem e ndër valët e mia fshihem,
pastaj çmendem e peshqit e mi vras.

Mos m’u çakërrit ashtu.
Vetë deshe.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s