Kalendari poetik: Pita Amor (1918-2000) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Pita AMOR

Kalendari poetik: Pita Amor (1918-2000)

U lind më 30 maj 1918 Guadalupe Teresa Amor Schmidtlein, poete dhe shkrimtare meksikane e njohur me emrin e artit Pita Amor. Ishte një nga femrat më të bukura të kohës dhe shërbeu si modele për piktorë të njohur si Diego Rivera, Juan Soriano dhe Raúl Anguiano dhe muzë frymëzimi për artistë si Pablo Picasso, Juan Rulfo, Salvador Novo, Alfonso Reyes, Salvador Dalí etj. Pas një jete të vrullshme të jetuar si ndër ethe, vdiq e vetmuar më 8 maj 2000 në heshtje të plotë. E kam zbuluar tani vonë këtë poete, ja një poezi e saj:

NËN SIPËRFAQEN TIME TË TURBULLT

Nën sipërfaqen time të turbullt
diçka lëviz gjithnjë, pa ndaluar;
është pluhuri që gjithçka përtërin
duke e rrënuar.

Nën lëkurën time që më mbron
dhe trupit tim që mbaj dhe ushqej,
një zë i brendshëm, paprà më kërkon;
pluhuri, gjithandej.

E di, lëndën s’e kam zgjedhur vetë
të trupit tim kryeneç e të vdekshëm
që vargoj hiri pas vetes tërheq:
pluhur të përjetshëm.

Ashtu si tek unë shkojnë vitet,
dhe veten ha në luftë të brendshme
Pluhuri vetveten ha si ushqim…
Eksperiment pluhuri je, Njerëzim!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s