Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

Rrëfim

kur të shkosh në kishë
e të rrëfehesh
tri gjëra duhet të numërosh
të jenë gati…

prifti,
ti, (i penduar)
ta kesh ,me vete,në shpirt
njeriun,karshi të cilit
ke bërë mëkatin!

pa zë

përballë pallatit tim
është një i sëmurë rëndë
me dhembje të pashërueshme
klithmat e tij, thirrjet
dëgjohen deri tek unë ditë e natë.

unë jam ,si ai
me ndryshimin e vetëm
se,… nuk lëshoj zë!

shkallë

kam ditë që përpiqem
të ndërtoj me mendim e fjalë nëpër ditë
të ngre një shkallë,
kur dashuria asht kryefjala.
të ngjitem deri tek shpirti i saj i çuditshëm
ta shoh se si i rreh zemra
dhe a jam vërtet aty brenda!

aq shumë e dua atë,
sa dyshoj në fatin tim,
prej princi të kaltërt!

fall

Pasi ma mori dorën
në dorën e saj të rreshkur e të thatë
në dorën e bardhë përbrenda e sipër me pak natë,
duke më parë vijat e dorës sime
dhe letrat e hapura sipër tavolinës
ajo më sytë ulur më tha:

Ke një jetë të shkurtër!
lumturitë do t’i kesh të shkurtëra,
dashuritë të shkurtëra,
mëritë të shkurtëra…

por…në këtë jetë të shkurtër
do të kesh një vuajtje të gjatë!

në pyll

Mes gjërave, si në pyll, u shfaqe papritur
lule e bukur më verbove sytë krejt.
u hutova pas teje, sa e humba krejt fillin,
fundi ishte, si braktisja e botës nga… qiejt!

Ditët erdhën sërish e ne marrim prapë frymë,
pa urdhër të Zotit sytë nuk i mbyllim…
lulja nuk është më, gjithandej argjendon brymë
i lënduar jam! Tashmë e kam humbur.. pyllin!

 

ah sikur!

nuk e di se si ngjau ato kohë
kur të njoha TY, kur çmendesha për TY
kur të takova 
dhe të kisha si sy!…
gjithnjë kisha dëshirë të isha ajo krijesa,
që e dëshiroje më shumë,
që e kishe të nevojshme
të ishe ,të jetoje
me më shumë lumturi dhe dashuri,
prej të cilës prisja ta shihja atë dritën
që të bën krejt ndryshe,
të shohësh me ngjyra ditët.

desha të isha një …pemë
duke shkuar rrugës,TI, të mbeshteteshe ashtu
pa e ditur se jam unë ajo pema
të ndaleshe një copë herë
ta ndjeja erën tënde të çuditshme
e cila më ka mbetur në shqisat e mia gjithandej,
si një …ëndërr!

e mbështetur ashtu tek ajo pemë, pa e ditur se jam unë
vetëm të pushosh e të ndjehesh e çlodhur,
menjëherë do ta kuptosh, se kush jam unë
sepse në çast do të çel lulet e mundshme,
të cilat i mundëson vetëm dashuria
ajo që vjen aq rrallë,
dhe që ne shpesh e neglizhojmë pa shpjegim,
si një pemë anash rrugës,
prej së cilës heqim dorë të mbështetemi…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s