Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

MOTIT, TË LIDHUR NYJE…

Si një vetull, hëne
Ra, buzëqeshja pranverë, me dritën liri
N’sytë, e një nëne
Që i numëronte varret, nëpër malësi

Me hapat të vegjël, e kaloi, gjolin e gjakut
Me shikime dashurie, lidhi, shtate e uri
Me thinja e rrudha balli, u bë hije e konakut
Me gjinjtë e tamblit, shtroi, sofrën dashni

Si një vetull, hëne
Ra, buzëqeshja pranverë, me jehonën liri
N’sytë, e një nëne
Që kohës i mbeti, nënëlokja Shqipëri.

 

ECJA E FUNDIT, MES KUFIJVE…

Rruga, gjarpërore dukej
Për ecjen e fundit, tej karpës, ta shikonte lirinë
Nën gjinjtë e tokës, futej
Për ta pi, tamblin e mjaltit, sikur buzët dashurinë

Me sy, kafshonte gjemba, që ia përgjaknin këmbët
Të kalitura për ecje, te gurët e gjarpërinjve, n’Gurinë
Aty, mes nepërkave e mes gurëve, ku i la dhëmbët
Kur me inate, donte shqiptarçe, ta kafshonte robërinë

Rruga, gjarpërore dukej
Për ecjen e fundit, që donte të ecte qetas, tej kufirit
Nën gjinjtë e tokës, futej
Kur sytë e panë e plumbi e mori, me huti, ndrit të syrit.

 

KALORËSIT E GJAK, GJAKUT…

Erdhën e na panë
Mes jetës e vdekjes, të kryqëzuar nën liri
Na vranë, na shanë
Për pikën e lotit, që kërkonte dritë për sy

Me shikimet tona, të mbetura që nga moti
I pagëzimeve të kota, kur buzët gjakonin
Për fjalën e lodhur, si jetët nga frika e loti
Kur me maje t’thikës, tokën, po e shponin
Për t’i larë mëkatet e dhëna, nga vetë Zoti

Erdhën e na panë
Ndër hapat tonë, që kohën e matnin me dashni
Na vranë, na shanë
Sikur ne të ishim, gjak i gjakut e tradhti me robni.

 

SI BALLË, DHE KUJTIM…

N’kaltërsi, u tret
Syri i plisit të maleve, ku sot, shtrydhet shpresa
Vetëm hiri i mbet
Te pragu i derës, ku pikon gjak e trishtohet besa

Nga rrjedhat e të ligave, që hapin varre në qytet
Për ballin që e rriste, më shumë se një lapidar
Poeti i Gurinës, që, me shtatë germa pena i mbet
Te sheshi i fitoreve, kur kokës i tha: je shqiptar

N’kaltërsi, u tret
Syri i plisit të maleve, që, ishte shqim e ngadhnjim
Vetëm hiri i mbet
Në shesh të fitoreve, poet qyteti, si ballë dhe kujtim.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s