Poezi nga Tefta Sala

Poezi nga Tefta Sala
 
 
***
 
Kush je ti ?
Trimi prej letre, apo dashnori
që griste me thonj fustanet e shkurtra
të gocave të lagjies, kur ato tregoheshin
mosmirnjohëse ndaj një komplimenti idiot.
Kush je ti?
Ëndërrimtari që bredh rrugëve të virgjëra pa zot,
apo dëshmori që vdes pas shishes së birrës dhe cigares
së sajuar të hashashit, me barkun bosh.
Kushdo qofsh ti, i njohur, artist, apo një trim që betimin
e ke thjeshtë një batutë lodër.
Të nesërmen në shpalljen e së vërtetës së jetës,
je thjeshtë një i panjohur.
 
 
 
***
 
U dashurova edhe me psheretimën
tënde që trembte edhe malet.
U budallepsa pas zërit tënd të moçëm,
si sorkadhja pas komplimentit të luanit.
Nuk u sprapsa pse më gozhdove vite të tëra
pas rutinës pa plan shpërndarës.
Heshta, sepse zemra ime ishte vërtetë”budallaqe”.
 
 
 
***
 
Pak shi dhe pak ajër, pak është edhe ai.
Një ngërç që pret buzëqeshjen e një zogu në fluturim vetmi.
E kundroi gjatë shkrimin e ngatërruar dje, nuk kuptoi asgjë ajo, veç një egoje te papërshkruar për të fituar lirinë nga tutela
e një rrethi të florinjtë përgjegjësish.
Ai nuk ishte i prirur për të mbajtur premtime.
Ngatërronte gjithnjë aromën e gotës së ëhiskye-it , me buzët
e saj prej mermeri. Ai nuk mundej t’a donte dhe ta lëshonte.
Rrethi që mbante në gisht, ishte një prangë kujtimi dhe pendimi.
Pak shi pak, ajër dhe pak njeri ishte, është ai, gjithnjë i pazoti
per ta qasur atë nën vete, sepse ajo nuk i vjen pas
dehjes se tij pa rregulla, nuk i bëhet dot dashnorja që
nuk ndjen rrëzimin e shpirtit në shpirt.
Ajo kërkonte pak shi, pak ajër dhe shumë dashuri, që dhemb si
prekja e saj, mbi zemrën e tij pa dhimbje.
Ajo i kërkoi të shuante zjarrin që nuk ia dogji ftohtësinë asaj,
e ai i kërkoi t’i kthente unazën e verdhë me nje datë që
askush s’ e njeh, ishte i vetmi kujtim i tij, që do vdiste
bashkë me të.
 
 
 
***
 
U derdha në natën tënde prej mëndafshi.
Krejt e hollë e ujshme prej xhami.
U shtriva në natën tënde, ndjeva të më lëvizte
mishi…, të më gufonte gjoksi nga dëshirat e pavarura.
E ndërsa ty të ngatërroheshin gishtat nëpër rrobat mia,
kuptova që nuk ishte vonë të darkonim trup më trup
e natën tonë ta shtronim si dyshek nën vehte.
Pa e turpëruar, me tonat britma.
 
 
 
Pak dritë nga drita poetike e autores Tefta Sala
 
Shpesh poezia vjen si trazim dhe deshifrim i kodeve njerëzore përmes formave estetike, trajtave dhe refleksionit të vetë gjendjes përjetuse dhe ashtu sikurse është elokuente dhe e beftë grish pa reshtur dhe prek me frymë hyjnore më të lartat kulme shpirti. Nuk mund të rrija pa veçuar poezinë e autores Tefta Sala, e cila e endur përmes postmodernizmit dhe figuracionit ngre ato kurba e shtjella që të shëtisin në kufijtë e mistikes dhe një relievi që hijëzon atë botë që përshfaqet në trajta të padukshme dhe përtej percepetimit tonë. Tematika e poezisë së saj është lirike, përcjell emocione të forta dhe hedh ngjyrimet jetë në atë telajo të hapur, që mbart shenjat dhe gjurmënjohjen e vetë.
“ Pak shi, pak ajër, pak njeri” thotë autorja në një nga poezitë e saj, që në kuptimin metafizik nënkupton se sa shumë pak mjafton për të çelur një portë shpirti e për të ndiçuar një rrugëtim jete, por dhe sa shumë thellohen honet e sa errëti përmbyll ligështinë e hijes së përshafaqur si dert i dhimbjes shi, fluiditetit i kufirit frymë- ajër dhe egzistenciales së të endurit- qenësi.
“U derdha në natën tënde prej mëndafshi.
krejt e hollë e ujshme prej xhami.”
Në këtë poezi lirike, e cila vjen me ngjyra të forta por me estetikë dhe përtejndjesi të hollë derdhet një natë e mëndafshtë, vezulluar pas yjeve që digjen e mes shkrepëtimës së tyre, teret e tretet si në përjetësi bardhësia e shpirtrave.
Përthyerjet e forta dhe fuqia shprehëse përmes vargjeve, sinkronizuar me idetë dhe imazhin, përmes figuracionit dhe filozofisë fjalë, ndërthurur me mendimin më postmodern përbën vizionin, por dhe të nesërmen e artit të poetes Tefta Sala, e cila në universin poetik ka hyrë si shëmbëlltyrë e asaj fryme që kërkon ta identifikojë me vetë natyralizimin dhe ndërgjegjien kreative krijuese.
 
Agron Shele, shkrimtar, poet
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s