Poezi nga Vladimir Avdulla Muça

Poezi nga Vladimir Avdulla Muça

 

UNË DHE MIZANTROPËT

Unë bir i popullit,
I kuptueshëm dhe në pëshpërime,
Si diell i mëngjesit,
Në çdo vatër bukë e përditëshme.

Mes nesh
Mizantropët u shumuan si për çudi,
Me shpirt i përçmoj me neveri.
Mos vallë e ushqej unë
Këtë moster-njeri!?…

Ata dallohen si dhija mes deleve,
Egoizmi i tijë në krye si brirë;
Dallohen lehtë
Si ecin,
Si qeshin,
Dhe nga lotët që derdhin
Në psheretimë.

Për mua çdo gjë është e dashur:
Punëtorë,bujq e fëmijë;
Gjith natyra me pemë,me grurë,
Me shira,me vapë e stuhi.
Ndersa për to ekziston vetëm një liri;
Dhoma hermetike e trurit të tijë.

Unë gëzohem kur shoh fëmijë buçko,
Kur shoh kallinjtë mbushur me bukë,
Kur vërshojnë ujërat e pranverës,
Kur ndahen,qeshin e martohen dy njerëz.

Ata që shikimin ja mbulon vorbulla e një mjegulle
Qajnë si fëmija majë lisharsit
Sapo vinë “plakat e Marsit”.
Unë habitem me këto krijesa të çuditëshme
Si futen në çdo vatër
Si bukë e përditëshme.

 

IKJE

Nxitimthi po ikën palcë e kombit,
Vendi mbeti bosh,skërfyell;
Erërat e kohës lozin pekaxinkthi,
Asnjë perfytyrim më s’të ndjell.

Po ikën argjendari,këpucari,vreshtari
Palca si lumi në shkretëtirë u tret;
Në shpirtin e kombit po shuhet zjarri,
Katallan u zgjua thëllim i sertë.

Nuk ka më Mujo për ta goditur
Hije po bëhemi si në tropik,
Dielli,Dielli keqaz përzhitur
Po mbyt vetëveten si hiri kozmik.

Mes dhimbjesh ikën palcë e kombit,
Lanadredha trupin po ja mbyt,
Shpirti, Shpirti si pllajë e Gobit
Po shfyn mbi bijtë me tërsëllimë.

Ikja shfytyrim mbi atdhe po ndjell
Mes nesh,me lojën e konfliktit,
Dhimbjen dhe të vdekurit po e ndjejnë
Si dhimbja e gozhdëve të Krishtit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s