Poezi “TANKA” nga Seti Pezaku Vladi

Poezi “TANKA” nga Seti Pezaku Vladi
 
 
☆☆☆
 
Njëllojë i varfër jam,
rropatjen brezit lidh
rrugë e pa rrugë
ashtu si dikur,
shkëmb i copëtuar n’gur.
 
 
☆☆☆
 
Në shtigjet trëndafil
diplomë t’artë mora.
Ëndrrat tufëlidhur
mbetën perënduar
me zarfë konvertuar.
 
 
☆☆☆
 
Fitoren arrita sot,
frerin i hoqa frikës,
këndoj e kërcej rrok
dhe me çizme gjuaj
kur mendja ma thotë.
 
 
☆☆☆
 
Përkunden dallgëve
ëndrrat mbi varkën,
një nga një mbyten,
pikë – pikë lotojnë
si Uliksi Itakën.
 
 
☆☆☆
 
Eci me pasigurin’
rrugëve që vidhen,
pyjeve që digjen,
n’eshtra fabrikash shkelim,
marrëzi kohe ngelin.
 
 
☆☆☆
 
Ëndrrat dufmbledhur
kërkojnë vitesh
pranverë.
Dimri akullnajë,
mbyll çdo derë.
 
 
☆☆☆
 
I prenë pemët
për dru zjarri.
Kur digjen,
qan pylli
në udhën e flakëve.
 
 
☆☆☆
 
Goja
fjalën hodhi,
ajo mori dhenë
rrugëve djeg e pret,
më shumë se plumbi vret.
 
 
☆☆☆
 
U err,
nuk ecet kështu në terr.
Si nata dhe dita
maska në fytyrë,
nxijnë si djaj me brirë.
 
 
☆☆☆
 
Me shpresën vatërndezur
në një breg ndalova,
ëndrrat nisa të mbjellë.
Kurorë tufëbardha
n’bregun nënë t’i sjellë.
 
 
☆☆☆
 
Prore u derdh shiu
mbi flokun e derdhur,
vetëtima ndriste
zambakun që priste
petaleçelur.
 
@seti pezaku vladi
18/05/2018
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s