Shtëpia Botuese “Mapo” publikon wëllimin poetik “MALREALI  të autores Irina  HYSI 

Shtëpia Botuese “Mapo” publikon wëllimin poetik “MALREALI  të autores Irina  HYSI 

 

Autore: Irina HYSI

Titulli: MALREALI

Poema heuristike:

Spektri: Imagjinatar
Poezi: Abstrakt-surreal

© MAPO editions
Tiranë, 2018

Të gjitha të drejtat për këtë botim janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij libri nuk mund të riprodhohet përmes çdo mënyre ose mjeti pa leje paraprake.

MAPO editions: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, Cel. 068 20 16 616, info@uet.edu.al, www.uet.edu.al

Libra të autores ndër vite
© Tiranë, 2018

Rebus, 2012
Ciklon, 2015
Zonjëzemra 2017

҉ Fjalët e mia të para do të jenë fjalë falenderimi per Universitetin tuaj modern dhe shumë të gjallë, që dallohet për dritën e mendimit për nga thellësia dhe origjinaliteti, për nderin e madh, ju jam mirënjohëse z. Henri Çili * Mario Çili[botime Mapo]!

ABSTRAKT 
_______________
Fjalët e poezisë janë frymëzimi i shenjave sekrete hyjnore të esencës të qëndrimit të mendjes, shikuar larg imagjinate gjigande kombinuar realitetit gjithçka që përgjigjet ndjenjës, Origjinalitetin e reflektuar në ritmin, kuptimin e Sensit të Gjashtë, i cili zbërthen fjalë-kyçe, krijon që në embrion frytet e shpirtit, ndërtuar kështu mbi çdo detaj, modele universale tredimesionale kapin situatën, në kupolën arkitekturore të trurit!
Si në kështjellat poetike të Gaudit:-Arkitekti i Perëndisë udhëhoqi thirrjet për lumturinë, ndërthuri hiperbolikën me forma kthyese të dyfishta, të pavarura hapësirës, vetë-mbështetëse, me bazë dritën e natyrës krijuar përshtypjen e një qielli xixëllues duke arrit qëllimin e madh, perfeksionimin e përsosmërisë, tejkaluar stilit Gotik.
Gaz i gjetjes në trupshtetin, zemrëzgjuarës dashuruar, bëhet ushqim i padukshëm i përcjellshëm prej shijesh ëndërruese rihapur burime perceptuese për shkak të fantazisë së madhe të natyrës, konceptojnë një tjetër shpirt kthjellues brenda vehtes, bashkëudhëtuesin e metrosë njerëzore që përjetojnë këtë dhuratë hyjnore të rritet dhe zemrën më rrebele, të dëgjojë veten me gjetjen, një lidhshmërie degë ose nën-degë, degëzuar qelizash yjore…
Si rrjedhojë, Qenia Supreme është përtej materies një evolucion transformimi, duke drejtuar atij misterin që në reagim ndryshon temperature, fijezoret e fjalës frymëmarrin lirshëm, perceptojnë drejt thelbi një dridhjeje boshllëkut ku vargu i kulluar thellohet, lundruar membrane sinjalesh të mbifuqishme përtej mishit njerëzor rilind, pavdekësia e KRIJIMIT! ※

※ Melodia e saj mbështjellëse njeriut human, përgjigjet zërit me interpretimin e gjetjeve, kuptimin e lëvizjes ose folëzimin e fjalësisë së animuar me energji si një film fantastik i cili stilizohet nga poetët e rrallë!

POETI, shpirtërisht i dashur, i hapur për të gjithë, i mirë i sjellshëm, i dhembshur i shkolluar, pavarësisht se e lexojnë, ai di mirë se njerëzit japin atij ushqimin frymor që e drejton atë në rritje. Ai sheh ndryshe pa ego natyrën e ndërlidhur ekzistencës sonë, nuk zemërohet, nuk lëndohet, është i kuptueshëm ndaj atyre që nuk janë larg rrugës shpirtërore.
Është i durueshëm sepse vlerëson se si injoranca krijon vuajtjet njerëzore, nuk dënon ata për mënyrën e hapit të tyre të gabuar. Poeti kupton sfidat e arritjes së ndriçimit nëpërmjet thirrjes së ndërgjegjes, zhytet qendrës dhe rrethit të dijes me forcën që mbart dhe ngre puthjen e erës, e cila bën poezinë e tij hyjnore.

※ Poezia është rrënja e qytetërimit të fjalës nga ku lind burimi i shpirtit njerëzor, baza e pemës së jetës dhe strukturës së mendimit!

Poeti ka forcën e brendëshme e cila ka mësuar atij mënyra të shëndetshme të lidhjes me burimet e ushqimit shpirtëror-nëpërmjet ndërveprimeve me njerëzit, i vetëdijshëm për shëndetin e tij fizik mendor emocional, në harmoni me gjendjen shpirtërore për lëndët ushqyese kuptimore dhe substancat ngacmuese vendosur ndriçim e tij në mendje – trup – shpirt.
Poeti ’lajmëtar shpirtëror, merr ushqim frymor kërkon përpjekje për të qëndruar në mënyrë të vazhdueshme të plotësojë fuqinë e tij frymëzuese vetëdijshëm për veten dhe botën përreth!
Poeti e njeh vendin e tij në Univers, ai sheh me qartësi të madhe zhvillimin e një kuptimi ndryshe të natyrës njerëzore e cila kërkon kohë për të vëzhguar.
Busulla poetike ndjek qëllimin që na udhëzon meditimin në udhëtimin tonë shpirtëror – një vizion që shtrihet rrugës, duke jetuar ndryshe një ngjyrësim gjelbërimi shumë të dashuruar, por për të, ky nuk është vetëm një koncept, por realiteti për mbijetesë.
Poeti është një udhëheqës në zemër të jetës, kupton detyrën e tij për të ndarë e ndihmuar që njerëzit të gjejnë liri nga vuajtjtet, ai udhëheq me shembull humanizmin, njerëzit ndjekin atë për shkak të asaj ç’ka është dhe për çfarë ai qëndron, për të lartësuar forcën krijuese dhe motivuese të hyjnores provave të prekshme, të pakundërshtueshme në ekspertizën e tij të mendimit.
Drita poetike përballet me kohën dhe çelësi jetësor është në kërkimin shpirtëror të hyjnisë para fjalës së poetit ai shkon përtej botëve të tjera, kur ajo bëhet në mënyrën e të menduarit, jetojnë me fuqinë e tij e dëshirës së brendëshme zotëruar në elementet e natyrës poetike.
Pikërisht lëvizja e mendimit është pika më e rëndësishme e transformimit, komunikimi me shpirtin tjetër.
Ekziston që endja e fjalës apo drejtshkrimi poetik nënvizohet për të favorizuar ndryshueshmërinë krijuar ura në metrikë, prandaj fryma më e vogël ndërprerëse kombinon të tjera diversitete të papritura të ekzistencës për fjalën e ardhshme. Stili i të shkruarir tenton të jetë asgjë më pak se një mënyrë imagjinare, ndërthurur me realitetin e sotëm që secili përjeton, që ndryshon në kuptimin e gjuhës së shenjave dhe e ndërton atë si një mjet komunikimi me vehten dhe botën [dhe pse nuk jam aq i sigurt për të tha Albert Einstein] si dhe me marrëdhëniet e dritës me errësirën në shpërthimin e saj të vërtetë duke përcaktuar vëmendjen që lidh dimensionet me vetë-analizën e fenomenit.
Perfomanca poetike e vargut si fillim përfshin kuptimin figurativ të kuptimshmërisë që dominon fjalën poetike në aspekte të caktuara të shprehura me anë të konturit të theksuar të fjalës dhe intonacionit të fjalive përmes imagjinatës si /hieroglifet/, e cila është e pranishme pothuaj në gjithë poemat dhe madje qëllimi i këtij libri është zhvillimi i saj si një model lëvizjeje i mospërputhjes njerëzore me realitetin dhe hedhja autoritare heuristike mes pakuptueshmërisë!
Poeti mes llojit njeh kodet sekrete, por ligji xhunglor duke dashtë të jenë më shumë se ai, i cakton ata të rrethuar ndër vende ku ka ferra mendore, pikërisht ky ligj ndiqet nga Universi i cili zgjoi ata emrat e krijuesve për të mbajtur në duart trunore, lulëzimin e shpirtit!


KUPTIMI I HAPIT

Njeriu jeton në një botë të pakuptimë përreth për ti dhënë kuptim hapit të vet, kohës para saj që lëviz para vetes, me njerëz pa dallim edhe nëse ju bëjnë, për të qeshur rrallë, shumë rrallë që ecin me JU, duke folur lirshëm mendimin e tyre, që ju kujdesin plot dashuri që ju kritikojnë veç që do jepnin dhe gjak për JU në rast nevoje, gjithë të tjerët, janë KALIMTARË që jetojnë, brenda një sistemi të imponuar!

 

Irina Hysi Ma

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s