Guxoj! / Poemë nga Alma Braja

Poemë nga Alma Braja
 
 
Guxoj!
 
 
I
 
Jam këtu.
Si të isha ndoshta diku tjetër.
E diku tjetër ndoshta,
të isha veshur zjarr.
Por unë jam këtu.
E veshur zjarr, ndoshta diku tjetër, të mos digjesha.
E qenë këtu, guxoj.
Si me qenë atje, e veshur zjarr,
guxoj.
Si me pasë fjalë të tjera,
që ndoshta do të kisha mbi një vullkan,
guxoj!
Si të bërtas,
me flakë në gojë,
guxoj!
E qenë këtu,
e ndjerë atje, guxoj.
Të vishem dritë guxoj, e jam këtu!
E dije!
Janë fjalë prej vullkani fjalët që shqiptoj.
Prandaj guxoj.
Prandaj i jepem kësaj jete veshur llavë,
sepse guxoj!
Veç për një çast,
të jem atje,
e qenë këtu.
Prandaj guxoj.
 
 
II
 
Prandaj guxoj!
Janë ditë zgjuar bukur ato që unë guxoj.
E janë fjalë thënë bukur,
dëgjuar bukur, e unë guxoj.
E mos më thuaj
se guximi është veç fjalë.
Se të guxosh,
është të ndjesh bukurinë në deje,
më pas ndoshta veshur fjalë.
Kur unë shkrihem me guximin,
quaji ti fjalë, e jetoji!
Jetoji këto fjalë.
E ke parë dritën vallë?
Dritën them!
Kur ti je para, unë pas,
e unë të ndjek.
Kur unë e shoh, ti e ke parë?
Guxoj!
Kur dritën shoh thjesht pa e parë, guxoj.
Se dita bukur vishet dritë, ndaj guxoj.
 
 
 
III
 
E lëri ti fjalët e mia, të qeta,
dëgjon?
E di çfarë do të ndodhë në padëgjim?
E nëse pa të folur digjem,
ti dëgjo:
“Guxoj!”
Të them çfarë ty të prek, guxoj!
E ditët veshur dritë,
netët veshur hije,
mbushur dritë di e i gjej,
sepse guxoj!
Të gjej dritën në hije, guxoj,
kur ti pa dritë thua, ka hije.
Guxoj,
syve të tu t’ua vjedh errësirën
e të të nxjerr në dritë, pa të verbuar.
Jetën time kështu pa ty,
me ty ta jetoj,
guxoj.
 
 
***
 
Të lexosh poezinë e Almës, duket sikur përtej atij mistizmi që rrethon në forma e dritëhije nga më të ndryshmet të shkëputësh pezmin shpirt, për atë se çfarë mbart në vetëvete njeriu, si shndërrohet ai në ujë, zjarr dhe frymë dhe si e përfytyron botën përmes konceptit arsye dhe ndjesi që reflekton pareshtur ndërgjegjien kohë. Vetëm të ndalesh tek poema “ Guxoj” kupton se përse guxon njeriu, çfarë rrathësh viciozë duhet të kapërcejë ai, çfarë mund të kërkojë më shumë për të tejkaluar veten dhe në raport me qenësinë egzistenciale , cilat janë kufijtë e qëllimit, dëshirës, ëndrrës por dhe misionit që i ka caktuar vetes. Dhe njeriu vazhdon të ecë, të guxojë për të shembur përherë mitet që i ka ngritur vetë, të ndeshet me remishencat kohë për të mbjellur një shpresë, të përndritë e ndezë vullkanet për një tjetër të nesërme, e përmes pasthirrmës shprehëse të rrebelojë e ndezë fjalën flakë. Simbolika e përdorur dhe natyralizmi i fjalës ndjekin gjithë poemën, për të prekur kulmet e reja dhe për të deshifruar farfurimën ngjyrë, si një bukuri në deje, si një fjalë e përshpirtshme, si një muzë që përthyen horizontet dhe si një spektër që përshfaq gjithë koloritin jetë. Dhe në përfundim të poemës pas gjithë atij dualizmi të përbrendshëm jehon zëri i i së nesërmes, lajmotiv i besimit të ri për të thyer barrierën kohë dhe lenë shenjë të përjetshme gjurmët e udhëtimit njeri.
 
Agron Shele, shkrimtar, poet
Advertisements

One thought on “Guxoj! / Poemë nga Alma Braja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s