Kalendari poetik: Walt Whitman (1819-1892)  / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Walt WHITMAN

Kalendari poetik: Walt Whitman (1819-1892) 

Sot, më 31 maj, mbushen 199 vite nga lindja e Uollt Uitmanit, poet, shkrimtar dhe gazetar amerikan, vepra që e bëri të njohur në botë ishte libri “Fije bari”, i sjellë mjeshtërisht në shqip prej Skënder Luarasit në fillim të viteve ’50 (por më pas u fut në listën e librave të ndaluar nga censura enveriste); kurse emër në Amerikë i dha poezia “O Captain! My Captain!” kushtuar vrasjes së Abraham Linkolnit. Luftëtar dhe veprimtar i palodhur kundër skllavërisë; ishte njeri me personalitet krejt të veçantë; pranonte egzistencën e Zotit, por i quante krejt të panevojshme ritet fetare dhe mbivlerësimin e një feje ndaj një tjetre. Spiritualistët vendosën ta shfrytëzojnë rastin: e ftuan të bënte një poezi për spiritualizmin; ai e shkroi, pa harruar ta cilësonte “mashtrim të trashë, pa vlera dhe primitiv”. Po i mbyll këto shënime me një thënie për Uitmanin të shkrimtarit të njohur amerikan Henry Miller: “…ai, Whitman, ishte Poet i Trupit dhe i Shpirtit. I pari dhe i fundmi Poet.” Në këtë përvjetor sjell këtë shqipërim timin, si më të vlerësuarin prej miqve të mi në facebook:

DASHURI SHQIPONJASH

Në udhën buzë lumit, (ku pasditeve shëtis e qetësohem),
në ajër lart, një zhurmë të mbytur ndjeva, dy shqiponja
bëjnë dashuri, fluturim ngjeshen, babëzisht përleshen,
kthetra që ngërthehen, egërsisht kapërthehen,
gjithë vrull përpëliten e sillen,
katër krahë rrahin, dy sqepa mbërthehen,
dy trupa ngjiten, vërtiten, si një i vetëm vërtik bien,
vinë deri mbi lum e pezull mbeten, ende ngjitur, qetësohen paksa,
një çast pezull mbledhin veten, pastaj shqiten, kthetra që shkrifen
dhe krahët ngadalë, fuqishëm shpalosin drejt lartësive,
në fluturimet e tyre, veç e veç,
ai udhën e tij, ajo të vetën ndjek.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s